Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Policia: Procesi zgjedhor i qetë dhe pa incidente serioze

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar me sukses planin operativ për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, që kishte për qëllim ofrimin e sigurisë, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve në tërë territorin e Kosovës.

“Plani policor ka paraparë inicimin dhe procedimin e çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit, që sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike”.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit, ka iniciuar tri (3) raste që ndërlidhen me zgjedhjet, por të cilat nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Prej tyre një (1) rast është evidentuar në Lipjan si “Pengim i procesit të votimit”, ku është arrestuar një person i cili me vendim të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje për 48 orë”.

“Ndërsa dy (2) rastet tjera, një në Prizren dhe një në Fushë Kosovë, janë evidentuar “Cenim i fshehtësisë së votimit”, ku me vendim të prokurorëve të dy rastet janë dërguar në procedurë të rregullt.

“Policia e Kosovës ka trajtuar ç’do informacion i cili ka pasur të bëjë me procesin zgjedhor, si dhe ka trajtuar edhe raste tjera që nuk ndërlidhen me procesin zgjedhor”.

Policia e Kosovës thekson se mbetet  e përkushtuar në garantimin e rendit kushtetues, krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, deri në përfundim të gjithë procesit zgjedhor.

Postime të ngjashme

10 karafila të bardhë për 10 jetët e humbura në aksidentin tragjik në Kroaci

D V

Rishikimi i Buxhetit për vitin 2021 – opozita thotë se nuk është bërë mbi nevojat e qytetarëve, ndryshe mendon Qeveria

D V

Zeinah Salahi, drejtoreshë e USAID-it në Kosovë

D V

Kurti thërret mbledhje të qeverisë për në orën 13:00

D V

Arrijnë në Morinë trupat e pajetë të dhjetë viktimave të aksidentit tragjik në Koraci

D V

Fabrizi: Dialogu me Kosovën, kyç për pranimin e Serbisë në BE

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...