Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Policia ruse vret një 16-vjeçar në rajonin me shumicë myslimane

Zhurnal Ads

Hetuesit rusë thanë të premten se policia ka qëlluar për vdekje një adoleshent 16 vjeç në rajonin me shumicë myslimane, Tatarstan, pasi ai u përpoq t’ia vinte flakën një stacioni policor dhe theri me thikë një zyrtar policor.

Komisioni Hetues i Rusisë, i cili merret me krime më të rënda, tha përmes një deklarate se është duke e trajtuar incidentin si akt terrorist në tentativë dhe ka hapur një rast kriminal, shkruan Reuters.

Në deklaratën e këtij komisioni thuhet se adoleshenti u mundua t’ia vë flakën një stacioni policor në qytezën Kukmor përmes koktejit të Molotovit dhe theri së paku tri herë një zyrtar policor gjatë përpjekjes për arrestimin e tij.

Theksohet se një polic tjetër ka shtënë në ajër në shenjë paralajmërimi para se të detyrohej ta qëllonte të riun. Njoftohet se adoleshenti vdiq në vendin e ngjarjes para se aty të arrinin mjekët.

Ende nuk dihet se cili ka qenë motivi i sulmuesit për ta kryer këtë akt. Identiteti i tij nuk është publikuar.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Fillon ora policore, Milano duket qytet i shkretë në mbrëmje

admin

Vaksina kundër COVID-19 arrin në Arabinë Saudite

S.B.

Biden pritet të emërojë ish rivalin, Buttigieg, si sekretar të transportit

S.B.

Di Maio: Krishtlindje në shtëpi për mënjanimin e valës së tretë Covid-19

S.B.

Një ushtar në Zvicër, pozitiv me “variantin anglez”, karantinë 90 të tjerë

S.B.

Brexit-i radikal rrezikon blegtorët në Britaninë e Madhe

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...