Agjencia Zhurnal.mk

Policia turke sekuestron sasi rekorde të heroinës

Forcat turke të sigurisë konfiskuan një rekord prej 195 kilogramë heroinë në një operacion kundër narkotikëve në provincën lindore Malatya, njoftuan sot autoritetet lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Forca kundër narkotikëve gjetën drogën e paligjshme pasi ndaluan kamionin në pikën e kontrollit. Gjatë kontrollit, të ndihmuar nga qentë nuhatës, u gjetën 375 pako heroinë të fshehura në bagazh.

Policia sekuestroi pakot e paligjshme dhe mbajti dy të persona që dyshohen se ishin të përfshirë në transportin e drogës.

Guvernatori i Malatya-s, Aydin Barus tha se që nga fillimi i vitit 2020, forcat e policisë vendore dhe xhandarmëria kanë kryer 814 operacione antidrogë, duke ndaluar 1.258 të dyshuar. Ndërsa mbi 170 prej tyre mbahen në paraburgim.

“Operacionet do të vazhdojnë pa asnjë ndalesë. Nuk do t’i lejojmë tregtarët e drogës të helmojnë të ardhmen e vendit tonë”, tha ai duke shtuar se kjo ishte sasia më e madhe e drogës e sekuestruar në Malatya.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!