Agjencia Zhurnal.mk

Policia u sulmua me armë zjarri nga personat që ishin në një veturë BMW

Policia e Kosovës, përkatësisht stacioni i Vushtrrisë, ishte njoftuar sot gjatë ditës se një veturë e tipit BMW ngjyrë vishnje po qëndronte për disa orë në hyrje të qytetit të Vushtrrisë.

Një qytetar kishte thirrur në Polici duke shprehur shqetësimet dhe dyshimet e tij se vetura me disa persona brenda nuk po lëvizte nga vendi prej disa orësh.

Siç mëson KALLXO.com, zyrtarët policorë me një veturë kishin dalë në vendin e ngjarjes dhe nuk kishin arritur ta verifikojnë sepse personat që gjendeshin në veturën BMW në momentin që kishin vërejtur Policinë kishin filluar të largoheshin.

Policia kishte filluar ndjekjen në drejtim të fshatit Studime të Vushtrrisë.

Siç përshkruhet në Raportin e Shpejtë, që e ka siguruar KALLXO.com, nga vetura e dyshimtë e tipit BMW është shtënë me armë zjarri gjatë ikjes dhe kështu të dyshuarin i kanë shpëtuar kapjes nga Policia.

Hetuesit e Policisë bashkë me Njësitin e Reagimit të Shpejtë nën urdhrat e prokurorit kompetent janë duke  kërkuar dhe punuar për verifikimin e veturës dhe personave që ishin në të.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...