Shkup, 5 mars – MPB Maqedoni njofton se në tetë sektorët e punëve të brendshme, dje (04.03.2025), zyrtarët policorë, në kuadër të kontrolleve intensive në komunikacion, kanë lëshuar gjithsej 777 urdhërpagesa, pas masave të marra në bazë të Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe Ligjit për automjete.
Sa i përket sanksioneve kundërvajtëse, numri më i madh i kundërvajtjeve të shqiptuara ndaj drejtuesve të mjeteve – 227 kanë të bëjnë me parkim të paligjshëm, ndërsa 212 kanë të bëjnë me mosrespektim të shpejtësisë së lejuar.
“Ministria e Brendshme vazhdon me masat dhe aktivitetet e shtuara në lidhje me sigurinë në komunikacion dhe apelojmë tek të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë plotësisht rregullat e qarkullimit rrugor”, thonë nga MPB.
