Agjencia Zhurnal.mk

Policia zbuloi drogë tek pesë shkupjanë

Gjatë ditës së djeshme janë kapur me drogë pesë persona nga Shkupi.

Mbrëmë në orën 03.20, zyrtarë policorë nga SPB-Shkup në Vodno të Mesme, e kanë privuar nga liria I.Xh.(27) nga Kumanova, sepse gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur materie pluhur, thonë nga policia.

Pas dokumentimti të rrastit, kundër tij do të ngritet parashtresë adekuate.

Me marihuanë është kapur edhe një i mitur, gjegjësisht dje në orën 23.30, zyrtarët policorë nga SPB-Shkup në rr.”Vlladimir Pollezhanovski” është arrestuar një 17 vjeçar nga Shkupi, sepse gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur marihuanë, thonë nga policia.

Dy shkupjanë tjerë janë kapur me marihuanë në rr.”11 Oktomvri”.

Dje në orën 22.00, zyrtarë policorë nga SPB Shkup në rr.”11 Oktomvri i kanë privuar nga liria personat me inicialet B.I.(26) dhe I.B.(27), të dy nga Shkupi, sepse gjatë kontrollit të kryer tek ata është gjetur marihuanë, dy shtypëse, thonë nga MPB.

Pas dokumentimit të rrastit, kundër tyre do të ngritet parashtresë adekuate.

MPB në raportin e sotëm njoftoi se edhe te 44 vjeçari nga Shkupi është zbuluar marihuanë.

Dje në orën 09.35, zyrtarë policorë nga SPB Shkup në rr. “Llazar Liçenovski” e kanë privuar nga liria Z.I.(44) nga Shkupi, sepse gjatë kontrollit të kryer tek ai është zbuluar marihuanë, sqarojnë nga MPB.

Pas dokumentimit të rrastit, kundër tij do të ngritet parashtresë adekuate.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!