Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Policia zbulon “fabrikën” e parave false në Tetovë

Shkup, 31 janar – Policia po heton ekzistimin e një punëtorie për falsifikimin e parave në rajonin e Tetovës. Sipas “Alsat” brenda grupit hetimorë bëjnë të ditur se paratë e kapura të falsifikuara më 27 janar në një kazino të Kumanovës, krijojnë pista hetimi në rajonin e Tetovës ku dyshohet për një punëtori e cila jo pak bankënota ka lëshuar në përdorim.

Informacionet e fundit të cilat po i përpunon policia lidhen me ngjarjen e 22 janarit, kur pak minuta para mesnate personat e dyshuar nga Kumanova kanë marr një shumë parash nga një person në afërsi të pikës pagesore në Zhelinë. Para ka marr edhe një shtetas nga Kosova identiteti i të cilit akoma nuk është bërë i njohur për policinë.

E gjitha që i është thënë policisë është fakti se paratë janë marr nga një person me veturë të tipit Audi rreth orës 22:00 në afërsi të Tetovës. Në treg janë lëshuar kryesisht bankënota 50 dhe 100 euro.

Të njëjtat janë përdorur në harxhimet e përditshme si: restorante, kafene, qendra tregtare dhe kazino. Subjektet të cilat kanë pranuar shumën e parave gjithashtu janë vendosur nën hetimin e policisë, ndërsa jo zyrtarisht mësohet se disa kazino po hetohen për shkak të marrjes së parave të falsifikuara dhe për më tepër valutave euro. Më 27 janar në Kumanovë u arrestuan dy shtetas për lëshimin në qarkullim të parave të falsifikuara. Në veturën e një 43 vjeçari të arrestuar janë gjetur edhe 11 bankënota, ndërsa paraprakisht ishte konstatuar se i njëjti në shoqëri të një 32 vjeçari kanë lëshuar në përdorim një shumë të konsiderueshme të parave të rrejshme, vlerë e cila sipas policisë arrijnë në 80 mijë denarë.

Sipas Kodit Penal, përpunimi, lëshimi dhe përdorimi i parave të falsifikuara dënohet nga 1-10 vite burg, ndërsa në masë efektive përfshihet edhe personi fizik apo subjekti i cili ka pranuar të njëjtat dhe nuk i ka denoncuar.

Postime të ngjashme

Llajka: Vala e nxehtësisë ndikon edhe ndaj kafshëve, qytetarët të kenë kujdes me kanakarët e tyre

Z H

Normalizohet komunikacioni hekurudhor, makinistët e kanë ndërprerë bojkotin

Z H

Sllovenia dërgon 16 automjete dhe 46 zjarrfikës

Z H

Promovohet pulla postare kushtuar 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit

Z H

Zhurnal mëson / Pas 22 viteve, Policia Pyjore në Shkup me udhëheqës shqiptar

R Zh

Lëshohet në përdorim aplikacioni CommoPass për udhëtim jashtë vendit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...