Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Policisë së Kosovës i shtohen edhe 127 togerë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas një procesi disa mujor të testimeve dhe trajnimeve të suksesshme i shtohen 127 togerë, të cilët u graduan sot përmes një ceremonie virtuale.

Ceremonia virtuale është udhëhequr nga u.d. së drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, i cili iu drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti.

“Duke ditur se sa është e rëndësishme kjo ditë për ju, familjet tuaja dhe për Policinë e Kosovës, do të doja që ky takim  të zhvillohej me një ceremoni ashtu siç ju e meritoni, mirëpo rrethanat e krijuara nga pandemia ‘COVID-19’  dhe qëllimi të ruajtjes së shëndetit, na ka detyruar që kësaj radhe të takohemi në këtë formë. Ju jeni këtu në përfundim të një procesi të gjatë pas një rrugëtimi sa të vështirë aq edhe emocionues, i përcjellë me shumë sfida dhe mjaft konkurrues, që do të thotë se Policia e Kosovës ka selektuar më të suksesshmit nga radhët e saj”, tha Mehmeti.

Ai vlerësoi se ky proces gradimi është thelbësor në zhvillimin e kuadrove të  reja dhe në  avancimin e vazhdueshëm të stafit policorë, me qëllim që t’u jepet mundësia që këto aftësi profesionale të shndërrohen në performancë efektive.

“Ju patët kurajon dhe vendosët që të merrni mbi vete përgjegjësi shtesë, do të keni më shumë kompetenca por do të ju shtohet llogaridhënia. Marrë parasysh rëndësinë dhe pozitat në të cilat do të caktoheni, nga ju pritet një performancë dhe përkushtim ndaj përmbushjes së detyrave tuaja me qëllim të realizimit të misionit tonë në zbatimin i ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, tha më tej Mehmeti.

Sipas tij, nga momenti i gradimit, ata do të jeni mbikëqyrës të vijës së mesme menaxhuese dhe do të marrin përgjegjësi për menaxhimin, udhëheqjen, mbikëqyrjen, trajnimin, këshillimin dhe disiplinën e të gjithë punonjësve të cilët do të jenë nën mbikëqyrjen tuaj.

“Arritja e synimeve tuaja dhe ngritja në karrierë, juve ju shton vlerë dhe privilegj, por në të njëjtën kohë pritjet që organizata ka nga ju, janë të mëdha dhe unë jam i sigurt që ju do të punoni me përkushtim dhe do të jeni në nivel të detyrës çdo herë dhe në çdo kohë. Unë jam gjithashtu, i bindur që ju keni shtuar njohuritë tuaja rreth mbikëqyrjes gjatë kësaj periudhe trajnuese në Akademi, të cilat do t’i zbatoni në pozitat e reja udhëheqëse, andaj besoj se ju do ta keni vullnetin dhe dëshirën për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve tanë, me nder, korrektësi, transparencë dhe paanshmëri”.

Sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit të Policisë, ruajtja e rendit dhe siguria po bëhet gjithnjë e më komplekse dhe kjo po konfirmohet çdo ditë në teren.

“Nuk ka qenë kurrë më i nevojshëm bashkëpunimi, për të zgjidhur çështjet dhe problemet që e preokupojnë komunitetin. Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e menaxhmentit, sfidat dhe vizionin e Policisë së Kosovës, ju ftoj të gjithë juve, që të tregoheni personalisht përgjegjës dhe të përgjegjshëm për veprimet tuaja, duke qëndruar gjithmonë brenda kufijve të zbatimit të ligjit dhe profesionalizmit në kryerje të të gjitha detyrave që do të ngarkoheni”, tha ai.

Postime të ngjashme

Në QNR nis rinumërimi i votave të AAK-së, të pranishëm edhe hetues të prokurorisë

T E

Spitali pa vitaminë C

T E

Nga këto komuna janë 587 rastet e reja me COVID-19

S.B.

Pas vendimit të PZAP-së për rinumërim të votave, reagon Haradinaj- Stublla

S.B.

BE: Dialogu për 10 vjet ka sjellë ndryshime të qarta

S.B.

Kurti: Qeveria e re nuk do t’i ketë më pak se 5 ministre

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...