Agjencia Zhurnal.mk

Politika demografike diskriminuese nuk mundëson zhvillim ekonomik normal

Shkruan, Abdulla Mehmeti

Përdersia zhvillimi ekonomik i një shteti varet edhe nga faktorët demografikë, si mund të ketë barazi ekonomike në një shtet me këtë strukturë demografike diskriminuese, e cila nuk është rezultat i faktorëve natyrorë, por i faktorëve politikë, mbi bazë të diskriminimit, në këtë rast të banorëve shqiptarë autoktonë në Maqedoninë Veriore.

Qeverisë së këtij shteti do t’i duhet edhe shumë kohë, model tjetër i planifikimit, korniza të tjera ligjore, investime të mjaftueshme, planifikim dhe politikë demografike humane, ndarje të barabartë të buxhetit dhe investimeve kapitale, për zhvillim të barabartë të rajoneve dhe vendbanimeve, si dhe jetë normale për të gjithë qytetarët e tij.

Pesë komuna në rajonin lindor të Maqedonisë, Dellçeva, Vinica, Berova, Kamenica dhe Pehçeva, të cilat kanë një sipërfaqe të përgjithshme prej gjithsej 1.851 km², ndërsa të pesë komunat së bashku kanë afërsisht 64.672 banorë.

Për analizën tonë i kemi zgjedhur pikërisht këto pesë komuna, sepse numri i tyre i përgjithshëm i banorëve është i ngjashëm me numrin e banorëve të Komunës së Çairit, njëra nga 10 komunat e qytetit të Shkupit, e cila ka afërsisht numër të banorëve sa kanë gjithsej pesë komunat e lartëpërmendura në rajonin lindor të Maqedonisë, por që kanë dallim të madh në sipërfaqen dhe dendësinë e popullsisë mes tyre.

Komuna e Çairit: sipërfaqe 3,52 km² , 64.823 banorë, 18.416 banorë në km² (Në hartën e paraqitur më poshtë, e shënuar me ngjyrë të verdhë, e cila mezi duket në hartë!)
Komunat, Dellçevë, Vinicë, Berovë, Kamenicë dhe Pehçevë, së bashku: sipërfaqe 1.851 km², 64.672 banorë, 28 banorë në km².

Me kërë rast, duhet ta ripërsëritim se, në më pak se 10% të territorit të shtetit në Maqedoninë Veriore, rajoni i Pollogut dhe rajoni i Shkupit (qyteti me rrethinë) jetojnë më tepër se gjysma e banorëve të këtij shteti (ofërsisht 1 milin banorë), ndërsa gjysma tjetër (afërisht 1 milion banorë) jetojnë në 90% në pjesën tjetër të territorit të këtij shteti!

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...