Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Politika shqiptare uron Vjosa Osmanin për zgjedhjen si Presidente e Kosovës

Zyrtarë dhe politikanë të Shqipërisë kanë uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si Presidente e re e Kosovës.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta tha se Osmani do të garantojë unitet mes të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Si President i Republikës së Shqipërisë shpreh gatishmërinë time të plotë për bashkëpunim të ngushtë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore, në interes të qytetarëve tanë dhe përshpejtimit të proceseve të integrimit në Bashkimin Europian, të Shqipërisë dhe të Kosovës”, shprehet Meta.

Ndërkohë në urimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha thuhet se, Osmani do t’i çojë përpara sfidat e Kosovës, garantimin e sovranitetit dhe integritetit territorial, anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare, arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë dhe progresin drejt integrimit euroatlantik.

“Si përherë, sot dhe nesër në qeverisje të vendit, PD dhe unë qëndrojmë në krah të Kosovës, në mbështetje të qytetarëve dhe institucioneve të saj, për ti përballuar së bashku të gjitha sfidat e për të forcuar bashkëpunimin mes nesh në dobi të zhvillimit dhe mirëqenies së qytetarëve tanë. Punë të mbarë Presidente Osmani”, thotë kreu i PD.

Urim për Vjosa Osmanin, e cila bëhet e dyta grua që zgjidhet Presidente në Kosovë ka bërë edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

“Urimet më të mira Presidentes Vjosa Osmani! Urime popullit të Kosovës! Pres me padurim ta shoh Kosovën të përparojë në integrimin e mëtejshëm ndërkombëtar dhe le të punojmë së bashku për marrëdhënie sa më të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Kosovës, për rritjen e mirëqenies dhe realizimit të sfidës së integrimit evropian”, shprehe Kryemadhi.

Postime të ngjashme

Shefqet Krasniqi infektohet me COVID-19

Dafina Vidishiqi

‘Fyerje, provokime dhe tone të larta gjatë takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel’

Dafina Vidishiqi

Limaj për takimin e Kurtit me Vuçiq: I shkeli premtimet

Dafina Vidishiqi

Mustafa: Çështjen e Kosovës nuk e zgjidhin as katër apo 400 propozime të Kurtit, pa SHBA-të është askushi në dialog

Dafina Vidishiqi

Vuçiq kërkon hapjen e arkivave të UÇK-së

Dafina Vidishiqi

Ferdonije Qerkezi mirëpret dialogun për të pagjeturit: Pa bisedime asgjë nuk mund të bëhet

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...