Agjencia Zhurnal.mk

Politikanë nuk guxojnë të zhgënjejnë partnerët strategjik!

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 22 janar – Komuniteti ndërkombëtar gjatë ditëve në vijim do të ketë fokusin kryesor në Ballkan, e sidomos në Maqedoninë e Veriut. Interesimi për rrugën euro-atlantike të këtyre shteteve është shumë i rëndësishëm për BE-në dhe SHBA-në, prandaj nuk do të lejohet asnjë përpjekje për devijim të këtyre proceseve në të ardhmen. 

Michel viziton Maqedoninë e Veriut – shpresa për Samitin në Zagreb

Charles Michel, presidenti i Këshillit Europian do të arrijë në Maqedoninë e Veriut vetëm një javë pas vizitës që bëri Komisioneri Evropian për fqinjësi dhe zgjerim Oliver Varheli. Një vizitë kaq e shpejtë dhe e nivelit më të lartë nga Brukseli zyrtar nënkupton se politika e zgjerimit është një ndër prioritetet kryesore dhe vendi ynë është në listën e shteteve me të cilat pritet vendimi për hapjen e negociatave.

Pritet që metodologjia e re për pranimin e vendeve të reja anëtare të BE të shpallet përpara vizitës së Michel në Shkup dhe kjo do të jetë temë e bisedimeve me zyrtarët të lartë në Shkup, ku pritet të diskutojë metodologjinë e re të negociatave, si dhe rrjedhën e procesit të reformës në vend.

Presidenti i Këshillit Evropian, rreth një muaj më parë në një intervistë me disa gazeta evropiane, vlerësoi se deri në maj, kur do të zhvillohet samiti BE-Ballkan në Zagreb, duhet të jetë e qartë se si do të duket reforma e BE-së dhe nëse kjo do të jetë një kërkesë zyrtare për pëlqim që Bashkimi Evropian të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut  dhe Shqipërinë.

Ndryshe, edhe Komisioneri Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Oliver Varhey, kishte përsëritur perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor dhe njoftoi se fillimi i negociatave për Maqedoninë e Veriut do të kërkohej përsëri. Këshilli vendos në Mars, kurse Varheyi theksoi gjithashtu se një sinjal i mirë për Bashkimin Evropian do të ishte nëse ligji i Prokurorisë Publike do të miratohej përpara se Parlamenti të shpërndahej në muajin shkurt.

SHBA apel Greqisë: Mos krijoni tensione të panevojshme në rajon

Sekretari shtetëror i SHBA-ve, Majk Pompeo i ka dërguar nj ëletër kryeministrit grek Kijakos Micotakis ku shprehet mbështetja e SHBA-ve për këtë vend. Greqia shihet si një aleat dhe lojtar kryesor në Mesdheun Lindor dhe Ballkan për SHBA-në, ndërsa vizita e fundit e Micotakis në Shtetet e Bashkuara të Amerikës “ishte një konfirmim i qartë i lidhjeve të ngushta dhe bashkëpunimit midis dy vendeve”, duke shtuar se gjatë krizës në Greqi, SHBA e mbështesin Greqinë dhe do të vazhdojnë ta mbështesin atë në prosperitetin, sigurinë dhe demokracinë e saj.

Sekretari i shtetit i SHBA thotë se Shtetet e Bashkuara po shikojnë nga afër zhvillimet në rajon dhe thekson se ata që kanë interes për Mesdheun Lindor duhet të kërkojnë zgjidhje në mënyrë paqësore dhe “të përmbahen nga çdo veprim ose deklaratë që mund të jetë provokuese”, duke shtuar se nuk ka nevojë për përshkallëzimin e tensioneve në rajon, por një dialog të ndershëm që çon në rezultate që respektojnë ligjin ndërkombëtar.

Në letër përmendet gjithashtu nënshkrimi i një marrëveshje të përbashkët për bashkëpunim mbrojtës midis dy vendeve.

Dimitrov:  Koha e fundit që të bëjmë një hap përpara drejt BE-së

Është koha e fundit që Maqedonia e Veriut të bëjë një hap përpara në rrugën e saj evropiane dhe të hap negociatat e merituara të pranimit me BE, tha Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov në një panel me temë “Dialogu Diplomatik për Ballkanin Perëndimor” në Forumin Ekonomik Botëror që zhvillohet në Davos të Zvicrës.

Ministri Dimitrov së bashku me liderët e Ballkanit Perëndimor tha se vendimi i shumëpritur gjatë Presidencës Kroate përpara Samitit të Zagrebit është me interes jo vetëm për vendin dhe rajonin, por edhe për vetë BE-në dhe për besueshmërinë e perspektivës evropiane.

Ai shtoi se  çdo ide që do të kontribuonte në fillimin më të shpejtë të negociatave të Maqedonisë Veriore me BE dhe që do t’i bënte negociatat më efikase, më të rrepta dhe më të drejta, më thelbësore dhe të besueshme, është e mirëpritur.

Vendosshmëri në rrugën drejt BE-së!

Zërat e shpërndarë kohën e fundit se mund të ketë revidim të Marrëveshjes së Prespës, dëshpërimi për integrimin në BE, rënia e përqindjes së personave që besojnë integrimin e kështu më radhë, janë marrë me shqetësim nga Brukseli zyrtar. Shtetet anëtare të BE-së duke e ditur periudhën parazgjedhore në të cilën ndodhet vendi, kërkojnë të jenë të bindur se asnjë parti politike nuk ka një plan rezerve ndryshe nga ai i integrimit në BE. Ne veçanti, kërkohet të sigurohet që nuk do të preket asnjë nga Marrëveshjet e arritura dhe nuk do të hapen plagë të reja në Ballkanin Perëndimor, edhe përkundër faktit që Franca e pengoi hapjen e negociatave për një periudhë deri sa të bëhen reformat. Politika zyrtare në Bruksel e ka të qartë se sa është i rëndësishëm integrimi në BE për rajonin, prandaj kërkojnë garanci të forta se nuk do të devijohet kjo rrugë. Në ditët e fundit filluan të qarkullojnë zëra nga opozita maqedonase se nëse ata do të vijnë në pushte do të revidojnë Marrëveshjen e emrit me Greqinë si dhe Marrëveshjet tjera më vendet fqinje. Kjo për BE-në është e patolerueshme dhe në asnjë moment e pranueshme, prandaj dilemat duhet të hiqen. Gjithashtu, duhet të largohet nga përdorimi edhe kjo formë e gjuhës së përdorur në fushatë zgjedhore.

Reformat në BE janë kyçe për vetë BE-në por edhe për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, prandaj një qartësim i këtyre proceseve është i domosdoshëm përpara Samitit në Zagreb. Shansat që aty të hapen negociatat janë të mëdha, por do varet sërish nga BE-ja, e sidomos Franca të qartësojë se çfarë në të vërtetë kërkon nga shtetet që e duan integrimin.

Integrimi i vendit është i pakthyeshëm dhe çdo mendim ndryshe, deklaratë qoftë edhe për përfitim të votave në fushatë zgjedhore është e dëmshme për besimin që BE e ka ndaj Maqedonisë së Veriut. Përderisa Evropa dhe SHBA e kanë fituar besimin e qytetarëve të vendit tonë, politikanët në asnjë moment nuk guxojnë të zhgënjejnë popullin por edhe partnerët tanë strategjik!

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...