Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

“Politikanët e estradës nuk e penguan ligjin për ndërtimet e paligjshme tash kritikojnë”

Shkup, 14 maj – Zhurnal – Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski konfirmoi të premten se legalizimi i ndërtimeve pa leje ka qenë në agjendën e takimit të tij me kryeministrin Zaev kohë më parë, megjithatë thotë se nuk kanë qenë të harmonizuar me deputetët e LSDM-së për ta votuar bashkërisht.

Lideri opozitar për refuzimin e presidentit të dekretoj ligjin e votuar në Kuvend tha se është një e drejtë e tij, por tha se në të kaluarën presidenti nënshkroi ligje më të dëmshme për vendin, ndërkohë që kritikoi depuetëtët të cilët tash flasin për dëmin që sjell ky ligj, ndërkohë që nuk tentuan ta pengojnë në Kuvend.

“Nuk e kam të qartë përse ata politikanë të estradës nuk parashtruan mijëra amandamete për të bllokuar këtë ligj nëse nuk pajtohen. Çdo deputet ka mundësi të tillë përmes filibusteringut të bllokojë zgjidhje të caktuara ligjore, nëse mendon se i është mohuar e drejta të ndërhyjë me ndryshime ligjore”, tha Micskovski.

Postime të ngjashme

Qeveria emëron Muharrem Asanin, zëvendësdrejtor në Dogan

R Zh

Kryetari i Sarajit Blerim Bexheti njofton se nënshkruan kontratën për rikonstruktimin e rrugës kryesore

R Zh

Digjet deponia e egër në Labunisht, banorët në hall po helmohen nga tymi dhe gazrat

Dafina Vidishiqi

Zbulohen 13 emigrantë në autostradën Kumanovë – Tabanoc

Dafina Vidishiqi

Bisedimet për Kodin Zgjedhor, drejt dështimit

Dafina Vidishiqi

Zaev: Pro listave të hapura për këshilltarët

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...