Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Header

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Politikanët nuk lexojnë libra!

Ilir Muharremi

Në Kosovë ka kohë që njerzit në pozita të ndryshe i brengos mungesa e leximit. Të veshur me kostume të shtrenjta, bëjnë jetë luksoze, ndërsa raftet kanë filluar t’i mbushin me libra ngjyra-ngjyra duke ekspozuar sasinë, sepse fare pak ato libra janë të lexuar nga ta. Disa nga këta politikanë kanë dëshirë të fotografohen prapa librave me bollëk. Ose kur flasin fillojnë me citime të thënieve nga filozofët për të cilët asgjë nuk dinë. Këta janë lexues të këqinj të cilët  sillen si ushtarë plaçkitës. Ata marrin për vete vetëm disa gjëra për të cilat kanë nevojë, ndotin masen, hedhin tutje vetëm mbetjet e filozofëve dhe shkrimtarëve, mallkojnë çdo gjë. Janë llafazanë duke menduar se përvetësojnë lëvizshmërinë dhe kthjelltësinë, pastaj kujtojnë se krijonë solemnitet duke ngjallur pamjen e një qëllimi artistik. Jo, janë palaço dhe gastor belbëzues të cilëve duhet mbyllur gojën. Ose kamë takuar disa autorë veprash të cilët më shumë e hapin ata vet gojën se sa vepra e tyre. Janë mediokër.

Politikanët të cilët nuk lexojnë, ngecin në mendime dhe kur lexojnë ndonjë fjalim ju pëzihen shkronjat dhe vakët i lidhin fjalitë. Ose kur paraqitet në foltore ndonjë politikan që ka lexuar shumë dhe artikulon kthjellët mendimet, ai për ta është i pakuptuar dhe ata fillojnë të koten gjatë fjalimit të tij të thellë. Ose shpesh edhe mund të ju duket si një pikturë e pakuputuar apo orator pa mend.

Ndoshta gjithë ata mendimtarë e autor librash nuk janë mbështetur mirë te lexuesit të cilët duhet të ndjejnë lumturinë pas leximit në të menduarit e mirë. Ose gjithë ata libra ju duken të ftohtë dhe pa përmbajtje. Jo, e kundërta çdo libër është i përkëdhelur nga drita diellore e qartësisë shpirtërore dhe rehati e vërtetë e shpirtit, vetëm se politkanët tonë duhet të krijojnë shprehi të të lexuarit dhe të heqin lodhjen e tepër ndaj leximit.

Politikanët nuk janë të edukuar me dialektiken dhe me shpjegimin e mendimeve të vullnetshme të faqeve të një libri qoftë filozofi, roman, shkencë, poezi, dramë… Veshët dhe sytë e tyre nuk janë të stërholluar pas retorikes, dramatikes dhe  estetikës që grumbullon fuqi mendore.

Pse duhet të lexojnë libra politikanët? Sepse libri është diçka tjetër, diçka më shumë. Leximi ka vlerë të madhe; na ndihmon për të kuptuar më mirë vetveten e kohët – të djeshmen, të sotmen, e edhe të ardhmen. Leximi na pasuron jetën, na bën të aftë të përdorim fjalët e duhura, në kohën e duhur, për të shprehur mendimet tona, në një botë, që sundohet nga mendimet e të tjerëve. Të lexosh një libër, nuk do të thotë të dalësh nga bota, por të hysh në botë, nga një derë tjetër! Çdo lexues, kur lexon, lexon vetveten. Vepra e shkrimtarit është vetëm mjet, që e ndihmon të kuptojë se, pa librin,  ndoshta nuk do të kishte mundur të shikojë brenda vetes! 

Shija e leximit dhe thellimi në lëtë botë për njeriun hap një horizton të ri mendimi dhe shprehje. Me librin njeriu dialogon, qeshë, qan, grindet sepse aty takon personazhe të gjalla nga eshtrat dhe tuli. Shpesh takon idetë e personazhit ato të cilat të kanë shkuar  në mend dhe nuk ke mundur t’i realizosh e tash lundron brenda shkronjave.

Politikanë edukohuni me leximin. Pa u edukuar me leximin nuk mund t’i kushtoheni. Kërkojeni çelësin e leximit për të hapur portat e imagjinatës. Nëse nuk e keni këtë atëherë takoni sa më shumë lexues të çmendur sepse mund të pushtoheni nga i njëjti pasion. Për fat të keq sot shumë nga ata që propozojnë leximin në shkollë, janë lexues të papasionuar. Kush e propozon librin, nuk lexon. Ata që nuk lexojnë pengojnë edhe të tjerët ngaqë ata nuk e ndjejnë në vete librin dhe si mund ata të propozojnë libër për të lexuar. Pasi ke përfunduar një libër ti ndahesh nga dashuria jote e përjetshme, por ke bër një hap drej njohjes së re.

Sot ata që bindin veten që lexojnë marrin vetëm ndonjë citat në google ose Facebook apo vetëm emrat në kopertinë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!