Agjencia Zhurnal.mk

Politikani shqiptar në Suedi: Masat që po i merr Kosova për koronavirus, janë tepër të gabueshme

Besnik Zeneli, politikan shqiptar nga Partia Socialdemokrate në Suedi ka thënë se ky vend ka vepruar ndryshe për dallim nda shumë vende të botës për të luftuar koronavirusin.“Të vetmen masë që Suedia e ka ndaluar me ligj është që të mos mblidhen mbi 50 veta në grupe, të tjerat janë rekomandime. Rekomandimet për suedezët janë sikurse ligjet – një prej tyre është që njerëzit mbi 70 vjeç të kenë kujdes dhe të izolohen”, ka thënë Zeneli, njofton Klan Kosova.Ai për Sytë 7 ka thënë se masat e marra nga Qeveria e Kosovës nuk janë adekuate.

“Masat që ka marrë Kosova dhe Ballkani janë tepër të gabueshme. Ekspertët thonë se kjo lloj pandemie do të zgjas me muaj. Është e panevojshme duke e ditë se Kosova ka popullatë shumë më të re se pjesa tjetër e Evropës dhe rreziku te Kosova dhe Ballkani nuk është aq i madh për të marrë asi vendime si izolimi”.“Në Suedi gjithçka prodhohet për nevoja të shtetit, mirëpo as maska as doreza nuk përdoren. Shoh se shumë shtet përdorin maska që nuk i plotësojnë kushtet”.“Në Ballkan i lënë njerëzit brenda pa bërë asgjë për ata. Masat në Kosovë dhe Shqipëri janë shumë të gabueshme dhe kjo do të shihet për një kohë shumë të shkurtër”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...