Agjencia Zhurnal.mk
Editorial Maqedoni TOP LAJM

Politikat e gabuara ekonomike – papunësia te shqiptarët është 33%, te maqedonasit 6.3%

Zhurnal Ads

Shkup, 21 nëntor – Partitë politike në Maqedoninë e Veriut kishin premtuar shumë investime kapitale por, fatkeqësisht koha po tregon se ata që e formuan qeverinë nuk po arrijnë të realizojnë premtimet e tyre. Premtimet zgjedhore ishin si rritje të pagave, pensioneve, realizimin e projekteve kapitale, por pa treguar se ku do i gjejnë paratë për të realizuar këto premtime. Afaristët në Maqedoninë e Veriut thonë se gjithnjë e më të vështirë e kanë të përballojnë goditjet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit dhe se shumë vështirë arrijnë të sigurojnë ndihmat e premtuara nga shteti.

Premtime boshe, realizimi askund

Planet e partive ishin të fokusuara në ndërtimin e infrastrukturës kualitative e cila do të sjellë benifit në plan afatgjatë. Prioritet do të jetë rritja e pagës minimale për 40 për qind si dhe rritja e pagës mesatare. Premtimet gjithashtu ishin në ndërtimin e 1 mijë kilometrave me asfalt të ri, ndërtimin e katër klinikave të reja, rritjen e pagave për 25 për qind si dhe rritjen e pensioneve për 10 për qind.

Partitë ishin zotuar për ripërtërije e cila do të sjellë rritje të Bruto Prodhimit vendor, për katër për qind brenda vitit, 90 për qind të realizmit të investimeve kapitale, si dhe që të mos ketë asnjë rrugë regjionale të paasfaltuar ose 2 miliardë euro investime në infrastrukturën rrugore.

Partitë shqiptare zotoheshin për shpërndarje të mjeteve në formë të barabartë për të gjitha komunat duke garantuar zhvillim edhe për rajonet e banuara me shqiptarë ku me vite mungojnë investimet kapitale. Për veç normave për rritjen ekonomike shumë është e rëndësishme dhe shpërndarja e barabartë e mjeteve nga ajo rritje ekonomike. Faktikisht tendencat janë që rritja ekonomike të prekë çdo qytetar të vendit në mënyrë që njëtrajtshëm të rritet standardi dhe mirëqenia jetësore për çdo qytetar në çdo pjesë të territorit të Maqedonisë së Veriut.

Por fatkeqësisht në bazë të analizave të Odave ekonomike del në pah se afërsisht 81% e kompanive nuk mund të adaptohen në këto kushte që ka imponuar kriza e koronavirusit. Mbi 99%, përkatësisht 99.1% nga kompanitë e anketuara, theksojnë se po ballafaqohen me probleme, përkatësisht se janë prekur nga kriza e koronavirusit.

Pushteti, vitin e ardhshëm planifikon të shpenzoj 3.9 miliardë euro për projekte populiste, ndërsa asnjë denarë më shumë për investime kapitale. Madje nuk ka para as për kapacitetet e reja energjetike dhe të paralajmëruarat Çebren dhe Galishtë.

Qeveria gjeti para për gjithçka por jo edhe për investimet kapitale dhe objekte të tjera infrastrukturore që krijojnë vlera të përhershme. Ndarja e 380 milionë eurove për investime kapitale kur buxheti është projektuar në 3.9 miliardë euro është qesharak.

Po gënjehen edhe pensionistët. Fillimisht, tre vite radhazi ua shkurtuan pensionin me nga 600 denarë që kishin rritje që tashmë t’ju premtoj 700 denarë. Pensionistët u dëmtuan për 1800 denarë deri më tani.

Në rajonet shqiptare dhjetë herë më pak investime

Nëse analizohen të dhënat se sa investime ka në zonat shqiptare del në shesh se në rajonin e Pollogut, gjatë vitit 2018 janë regjistruar 109 milionë euro investime kryesisht private dhe një pjesë publike, ndërsa të njëjtin vit, në rajonin e Shkupit janë investuar 1.2 miliard euro, që është thuajse dhjetë hetë më shumë krahasuar me rajonin e Pollogut.

Është shumë e vështirë të hartohen politika efektive zhvillimore për rajonet e caktuara në Maqedoninë e Veriut, sepse  mungon pasqyra reale e shpërndarjes së popullsisë në territorin e shtetit, ndërsa në rajonet e banuara me popullsi kryesisht shqiptare në Maqedoninë e Veriut është më e qartë se ka standard më të ulët jetësor theksojnë të dhënat e reja të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti i Statistkave të Maqedonisë së Veriut ka publikuar raportin “Rajonet në Maqedoninë e Veriut”  ku tregohet se paga mesatare e qytetarëve në Shkup është për 150 euro më e lartë kundrejt atyre të cilët jetojnë në rajonin verilindor.

Ndërkohë që rajoni i Pollogut, që ka popullsi kryesisht shqiptare, ka standardin më të ulët jetësor. Nëse shihet Bruto Produkti Vendor për kokë banori, në Shkup është 7 mijë e 300, përkatësisht rreth 5 mijë euro më e lartë me qytetarët që jetojnë në rajonin e Pollogut. Bruto Produkti Vendor për kokë banori në këtë rajon është 2 mijë e 420 euro.

Përpos në Shkup, ku është e koncentruar një e treta e popullsisë së Maqedonisë së Veriut, paga mesatare në shtatë rajonet e tjera të shtetit, është më e ulët se mesatarja shtetërore.

Papunësia te shqiptarët është 33%, te maqedonasit 6.3%

Zhvillimi i barabartë rajonal është e rregulluar me ligj, por edhe me strategjitë dhjetëvjeçare të politikave qeveritare. Nëse vazhdon ky trend i zhvillimit joproporcional i rajoneve, e tërë Maqedonia e Veriut do të koncentrohet vetëm në Shkup, prandaj për këtë qëllim duhet sa më shpejtë të intervenohet nga ana e shtetit që t’i jepet fund kësaj dukurie.

Aktualisht ka ligj për zhvillim të barabartë, i cili fatkeqësisht nuk po gjen zbatimin. Në bazë të Ligjit për zhvillim të barabartë rajonal, 1 për qind e Bruto Prodhimit Vendor duhet të investohet në zhvillimin e barabartë rajonal, që është në vlerë afërsisht 100 milionë euro, ndërkohë që vlera më e lartë e investimeve nga ana e shtetit në këtë politikë nuk arrin as 11 për qind të kësaj vlere ligjore.

Nga vendet e vogla, njerëzit e mençur largohen, pjesa më e madhe ikin në mërgim, përderisa një pjesë transferohen në Shkup. Në  qytetet e vogla është shumë e vështirë të gjeni një kuadër kualitativ. Të gjithë ata që janë më të mirë në profile të caktuara, tashmë kanë ikur. Nëse një person është shkolluar në Shkup gjithsesi vendos të qëndrojë në kryeqendër, ku i ofrohen më shumë mundësi.

Të dhënat e Entit të Statistikave po ashtu shfaqin një pabarazi sa i përket shkallës së papunësisë në rajone të ndryshme të Maqedonisë së Veriut. Rajoni Verilindor prin sa i përket shkallës së papunësisë, me 33 për qind, ndërkaq, shkalla e papunësisë më 2019, në tërë Maqedoninë e Veriut, ishte 17.5 për qind. Ndërkaq, përqindja më e ulët e papunësisë është në juglindje të Maqedonisë së Veriut, përkatësisht 6.3 për qind.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Qeveria e miratoi protokollin për punë në këndet për lojëra

T E

Zaev: Personalisht, nuk jam mbështetës i orës policore

E.E.

MPB-ja regjistron 358 shkelje për mosmbajtje të maskës

D J

Carovska: Bojkoti dhe protestat nuk janë zgjidhje, por veprim jo-konstruktiv

E.E.

Vazhdohet ndalesa, qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk do të mund të udhëtojnë në Greqi deri më 14 dhjetor

E.E.

Ruskovska: Nga mediat kuptova se Ali Ahmeti është i ftuar në bisedë për rastin e ‘Regjistrimit’

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...