Shkup, 21 shkurt – Në rajonin e Pollogut në Maqedoninë e Veriut ka rënie të ndjeshme numri i lindjeve. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave numri i lindjeve në RMV është ulur për 10 për qind në vitin 2023 krahasuar me vitin paraprak. Shifra të tilla alarmante janë edhe në rajonin e Pollogut, dhe kjo sidomos për shkak të shpërnguljes masive të të rinjve dhe familjeve. Sipas statisikave, në tremujorin e fundit të vitit 2023, numri i lindjeve ka qenë 4.453 foshnje, dhe kjo shifër është 9,8% më pak se periudha e ngjajshme e vitit 2022. Rajonet e banuara me shqiptarë vazhdojnë të mbesin zonat me më pak të punësuar, kjo pasi për politikat shtetërore maqedonase mund të konsiderohet forma moderne e dëbimit apo largimit nga shteti të shqiptarëve. Varfëro, mos punëso, dëbo, duken këto tre shtylla përmes të cilave pa luftë e në paqe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut po lëshojnë vendin e tyre, në kërkim të një jete më të dinjitetshme dhe me perspektivë. Shqiptarët sado që krekosen për afirmimin e të drejtave, dhe udhëheqjen e institucioneve me peshë në vend, sërish kur zbritet në terren dhe shihet gjendja e qytetarëve shqiptarë dëshmohet e kundërta, shkruan Zhurnal.
Në Pollog ulet numri i lindjeve, por kjo gjendje erdhi nuk erdhi befasisht dihej e pritej –
Në rajonin e Pollogut në Maqedoninë e Veriut ka rënie të ndjeshme numri i lindjeve.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave numri i lindjeve në RMV është ulur për 10 për qind në vitin 2023 krahasuar me vitin paraprak. Shifra të tilla alarmante janë edhe në rajonin e Pollogut, dhe kjo sidomos për shkak të shpërnguljes masive të të rinjve dhe familjeve. Sipas statistikave, në tremujorin e fundit të vitit 2023, numri i lindjeve ka qenë 4.453 foshnje, dhe kjo shifër është 9,8% më pak se periudha e ngjashme e vitit 2022.
Ulja e numrit të lindjeve në rajonet e banuara me shqiptarë, kur flasim për Pollogun ka qenë e pritshme, duke përfshirë edhe zonat tjera nga të cilat migrimi është masiv. Pasi këto rajone janë kanë më pak qytetarë të punësuar, kjo pasi për politikat shtetërore maqedonase mund të konsiderohet forma moderne e dëbimit apo largimit nga shteti të shqiptarëve. Varfëro, mos punëso, dëbo, duken këto tre shtylla përmes të cilave pa luftë e në paqe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut po lëshojnë vendin e tyre, në kërkim të një jete më të dinjitetshme dhe me perspektivë. Shqiptarët sado që krekosen për afirmimin e të drejtave, dhe udhëheqjen e institucioneve me peshë në vend, sërish kur zbritet në terren dhe shihet gjendja e qytetarëve shqiptarë dëshmohet e kundërta.
Rajonet e banuara me shqiptarë, si rajoni i Pollogut, rajoni Verilindor duke përfshirë Komunën e Kumanovës dhe atë të Likovës, janë rajonet më pak të zhvilluara tek të cilat mungojnë investimet kapitale dhe në të njëjtën kohë nga këto zona numri më i madh i të rinjve në nivel shteti largohen prej vendit. Se gjendja është e tillë është dëshmuar edhe përmes hulumtimit të Institutit për Politika Publike “Arben Xhafer”, duke marrë për burim edhe të dhënat e ESHS për sa i përket vendeve aktive të punës dhe ato të lira në nivel shteti. Në bazë të cilave rezultojnë që zonat e banuara me shqiptarë janë zonat me më pak të punësuar.
Zonat e banuara me shqiptarë vazhdojnë të mbesin me numrin më të ulët të punësimeve në nivel shteti –
Edhe përkundër faktit që shqiptarët kanë bërë progres në disa rrafshe të tjera, në rrafshin e punësimit sërish vazhdojnë të mbesin të diskriminuara për sa i përket numrit aktiv të të punësuarve.
Enti Shtetëror i Statistikave ka publikuar të dhënat për vendet aktive të punës dhe ato të lira në nivel shteti për tremujorin e katërt të vitit 2022.Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi i ka analizuar këto të dhëna nga pikëpamja rajonale:
Rajoni i Shkupit është dukshëm rajoni me më së shumti vende aktive të punës me 247.295 sosh, pasuar nga Pellagonia me 51.155 dhe Rajoni Lindor me 38.473. Rajoni Verilindor (Kumanova) është i fundit me 22.161 vende aktive pune, Pollogu (Tetova dhe Gostivari) i parafundit me 26.879, pas Rajonit Juglindor (Struga, Dibra dhe Kërçova) me 30.345.
Krahasuar me popullsinë e përgjithshme të rajoneve, Pollogu, si rajoni i dytë më i populluar në vend, qëndron më së keqi me vetëm 762 vende aktive pune për 10.000 banorë, pas Rajonit Verilindor me 1.242 dhe atij Jugperëndimor me 1.614.
Shkupi, i cili përbën 30.9% të popullsisë së përgjithshme, koncentron 50.5% të vendeve aktive të punës në nivel vendi. Pollogu, me 16.8% të popullsisë së përgjithshme, radhitet i parafundit sipas këtij kriteri me vetëm 5.5% të vendeve aktive të punës në nivel vendi. Dy rajonet tjera ku jetojnë shqiptarët radhiten krejt në fund me Pollogun, respektivisht Rajoni Juglindor me 6.2% dhe ai Verilindor me 4.5%.
Sa i përket krijimit të vendeve të punës dhe zhvillimit ekonomik lokal, OECD-ja rekomandon, përveç krijimit të një kornize të qëndrueshme makroekonomike, që qeveritë të zbatojnë politika strukturore që inkurajojnë inovacionin, aftësitë dhe zhvillimin e biznesit. OECD rekomandon poashtu që të ndërtohen strategji dhe sisteme të adaptueshme ekonomike lokale dhe që të përdoren të dhënat lokale për të informuar politikëbërjen, si faktorë të rritjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. /Zhurnal.mk