Agjencia Zhurnal.mk

Pompeo dhe Le Drian biseduan për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Uashington, 16 nentor – Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo u takua me Ministrin e Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian në margjinat e një takimi ministror të koalicionit për humbjen e ISIS, të hënën në Uashington.

Përveç përpjekjeve për të mposhtur përgjithmonë ISIS, ata diskutuan gjithashtu rëndësinë e NATO-s dhe bashkëpunimit transatlantik.

“Sekretari Pompeo dhe Ministri i Jashtëm Le Drian shkëmbyen mendime mbi rëndësinë e anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, për mbështetjen e Ukrainës dhe përgjegjësinë e Iranit për provokimet e saj të vazhdueshme”, thonë nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...