Agjencia Zhurnal.mk

Pompeo: SHBA-ja punon me vendet evropiane në gjetjen e mënyrës për udhëtim të sigurt

Uashington, 24 qershor – Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo deklaroi sot se SHBA-ja po punon me vendet evropiane dhe vendet tjera se si të rivendoset udhëtimi i sigurt pas masave kufizuese të lidhura me koronavirusin.

Ai e dha këtë deklaratë pasi u paraqitën kriteret e BE-së në bazë të të cilave u ndalohet amerikanëve të udhëtojnë në vendet evropiane, për shkak të shkallës së lartë të infeksioneve me koronavirus.

“Ne po punojmë për të gjetur mënyrën e duhur për ta bërë atë, në kohën e duhur, me taktikat e duhura”, i tha Pompeo një konference për shtyp.

Ai theksoi se  amerikanët nuk duan të shkaktojnë probleme askund.

“Jam i sigurt se në javët e ardhshme do ta zgjidhim këtë jo vetëm midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, por edhe midis SHBA-së dhe pjesëve të tjera të botës”, tha Pompeo.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...