Agjencia Zhurnal.mk

Pompeo: SHBA-të qëndrojnë pas Maqedonisë së Veriut në kohën e krizës

Uashington, 28 prill – Sekretari shtetëror i SHBA-së, Majk Pomepo në bisedën me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski e ka përshëndetur anëtarësimin e plotë të vendit në NATO dhe vendimin e BE-së të fillojë negociata inkuadruese.

“Këto dy ngjarje historike janë bërë të mundshme duke iu falënderuar Marrëveshjes së Prespës të lidhur në vitin 2018”, ka thënë Pompeo.

Pompeo lartë ka vlerësuar liderizmin e Pendarovskit dhe qeverisë për arritjen e këtyre qëllimeve strategjike. Siç ka theksuar në komunikatë, Stejt Departamenti, SHBA-të janë të bindur se kjo do të kontribuojë në stabilitet më të madh dhe progres të Ballkanit Perëndimor.

Pompeo dhe Pendarovski kanë biseduar edhe për përpjekjet ndërkombëtare në luftën kundër Kovid-19.

Ai poashtu ka thënë se SHBA-të qëndrojnë pas Maqedonisë së Veriut në këtë kohë të krizës.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...