E njohim si të bukur, por edhe si një yll në muzikë në Suedi. Fjala është për këngëtaren Liza C. Holmberg, e cila ka prezantuar lumturinë e kësaj feste, familjen e saj dhe pjesëtarin më të ri, djalin e sapo ardhur në jetë, Alession. ” Gëzuar Krishtlindjen nga i vogli ynë Alessio. Gëzuar nga familja jonë e ngushtë”. Ky është statusi i pop artistes teksa poston në fillim një foto plot dashuri me të voglin e saj e më pas një tjetë me Alession, bashkëshortin, qenin e tyre dhe shihet një dashuri e madhe.
