Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni TOP LAJM

Popovski: Qeveria të zbusë shokun e qytetarëve, jemi shtet me borxh të lartë

Shkup, 4 shtator – Ne de fakto jemi shtet me huamarrje të lartë dhe është koha që Qeveria të zbus shokun që po e përjetojnë qytetarët e vendit. Këtë në emisionin “10 minuta” në TV21 e deklaroi profesori universitar, Nikolla Popovski. Pandemia e Kovid-19, tha Popovski na i tregoi dobësitë e ekonomisë nacionale, e cila sipas tij ka dobësi të mëdha teknike.

“Unë mendoj se nuk duhet të parashtrohet pyetja nëse do të pësojë ekonomia ose nëse mund ta cojmë para, por të zbuten pasojat për aq sa mundet dhe të përfundojë rekonstruimi në të ashtuquajturën ekonomi post pandemike, që të gjendemi më mirë në kushtet e reja në botë” tha për TV21 profesori universitar Nikolla Popovski.

Profesori universitar thotë se Qeveria i ka ulur shumë masat ekonomike.

“Mendimi im personal është se kemi arritur deri në kufirin e rrezikshëm, për momentin është 59.5, të themi 60% i borxhit publik, ky është kufiri në botë ku ekonomitë kalojnë në borxh të lart”, u shpreh Popovski.

Përkundër Popovskit, dje ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi u përgjigj se ky nuk është skenari më i keq për ekonominë nacionale.

“Sipas informacioneve që i kam unë si ministër, po lëvizim drejt skenarit të duhur në lidhje me të ardhurat e shtetit. Ne nuk po ndalemi këtu, tashmë po realizohen të gjitha masat e tre pakove ekonomike. Për momentin përpilohet pakoja e katërt ekonomike” tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Profesori universitar sugjeron se qeveria duhet ta kthejë akcizën e derivateve në çmimin e mëparshëm për shkak se sipas tij nuk ka arsyetim rritja e akcizës. Pandemia, tha Popovski, përveç që na i tregoi dobësitë aktuale, e ka rikonstruuar ekonominë dhe hapi perspektiva tjera, shtoi Popovski.

Postime të ngjashme

Zaharieva: Negociatat mund të fillojnë edhe 5 ditë para zgjedhjeve nëse arrihet marrëveshje

Z H

Qytetarët me thirrje anonime do të mund t’i zbulojnë ahengjet për natën e vitit të ri

E.E.

“Ligji për sigurim pensional”, gratë me të drejtë pensionimi 2 vjet më herët

D J

Qeveria do të dëmshpërblejë të gjithë bujqit nga rajoni i Prespës

Z H

30 ditë paraburgim për kumbarin e Gruevskit, Risto Novaçevski

E.E.

SHGM: Kuvendi, më shumë qasje për gazetarët

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...