Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Poroshenko hospitalizohet për shkak të pneumonisë dhe koronavirusit

Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko është shtruar në spital për shkak të pneumonisë pasi ai doli pozitiv me COVID-19, tha gruaja e tij, më 3 tetor.

Poroshenko është në një spital në Kiev, tha gruaja e tij, Maryna Poroshenko në një video të postuar në Facebook.

“Pavarësisht nga fakti që burri im ka pneumoni bilaterale, ai është me vullnet të fortë dhe po e demonstron këtë në luftën kundër sëmundjes,” tha ajo.

Ish-presidenti 55-vjeçar njoftoi më 29 shtator se ishte testuar pozitivisht për koronavirusin dhe tha se po merrte trajtim në shtëpi.

Ai vuan nga diabeti, i cili shoqërohet me një rrezik në rritje të zhvillimit të komplikimeve nga koronavirusi.

Poroshenko është aktualisht anëtar i parlamentit dhe drejtues i partisë së Solidaritetit Evropian. Ai udhëhoqi Ukrainën pas aneksimit nga Rusia të Gadishullit të Krimesë në vitin 2014 dhe shpërthimit të konfliktit me separatistët e mbështetur nga Moska në lindje të vendit.

Ukraina, me një popullsi prej rreth 40 milionë, ka raportuar më shumë se 222,000 raste të koronavirusit dhe më shumë se 4,300 viktima.

Postime të ngjashme

Gjuajte me armë nëpër Mbretërinë e Bashkuar për nder të Dukës së Edinburgh

Lea Muslija

SHËNOHET PËRPARIM NË BISEDIMET PËR MARRËVESHJEN BËRTHAMORE

Lea Muslija

Kriza Ukrainë-Rusi, SHBA dërgon anijet në Detin e Zi

Lea Muslija

Në Shqipëri mbërritën 100 mijë vaksina të tjera të “Sinovac”

R Zh

Shpërthen një vullkan në Karaibe

S.B.

Katastrofë në Indi, shënohet rekord prej mbi 145.000 rastesh me Covid-19

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...