Shkup, 17 prill – Ziadin Sela, kryetari i Aleancës për Shqiptarët sot qartë dhe drejt ka mbyllur dyert e bashkëpunimit me Arben Taravarin krahun tjetër të Aleancës për Shqiptarët. Ai krejt në mënyrë konkrete ka mbyllur gjitha mundësitë e një bashkëpunimit apo qënndrimit në një koalicion ku bënë pjesë Taravari. Aktualisht, Ziadin Sela është pjesë e Frontit Evropian, të prirë nga BDI në krye me Ali Ahmetin. Arben Taravari vitin e kaluar e përçau e ndau në dysh partinë vetëm për të mos shkuar me BDI-në. Dhe, sot jemi një vit më vonë kur vet Taravari në prag të largimit nga VLEN hapi mundësitë e bashkëpunimit me BDI-në, shkruan Zhurnal.
Sela i prerë në qëndrimin ndaj Taravarit –
Kryetari i ASH-së, Zijadin Sela, nëpërmjet një statusi në facebook ka komentuar deklaratat e Arben Taravarit, i cili, ditë më parë tha se “Shtëpia e ASH-së është e madhe” dhe se secili është i mirëseardhur të vijë”. Madje, në pyetjen e gazetarëve se a është i mirëseardhur edhe Ziadin Sela në ASH-në që udhëheq ai, Taravari me buzëqeshje përgjigjet ngjashëm “shtëpia jonë është e madhe”.
Ziadin Sela nuk qëndroi duqarkryq kundrejt kësaj situate të krijuar shkruan se shtëpia, nuk është thjesht objekt ku rri por është nam dhe identitet.
“Sipas traditës dhe të drejtës zakonore shqiptare shtëpia, nuk është thjesht objekti ku rri por është nam dhe identitet! Të madhe apo të vogël një derë e një shtëpi e bën zoti i shtëpisë. Nderi, besa, fjala e dhënë dhe e mbajtur, burrëria janë atributet që duhet ky zot shtëpie ti ketë. E kur nuk i ka as shtëpi e derë nuk i thonë e jo më e madhe”, ka shkruar Sela si kundërpërgjigje ndaj Taravarit.
Prandaj, nga kjo kuptohet qartë dhe drejtë që Ziadin Sela ka kujtuar që akoma plaga e ndarjes është e freskët dhe nuk do të lejojë asnjëherë që të vazhdojë të qëndrojë aty ku është Taravari. Pasi shkëputje e këtij të fundit nga VLEN lë hapësirë për kalimin e tij në Frontin Evropian aty kuu është pjesëmarrës edhe Ziadin Sela.
Mirëpo, në bazë të kësaj porosie kuptojmë që largimi i Selës nga Fronti Evropian sa është largë aq është afër. Sepse, ngjanë që nuk kapërdinë dot Sela faktin që plga e fashitur të harrohet, kujtuar që Taravari “i nguli thikë pas shpine” Ziadin Selës, kështu siç shpreheshin ata.
Fronti Evropian nuk është vetëm BDI-ja, mbase është partia më e madhe por epitet front ia japin edhe partitë tjera që sado të vogla mund të jenë kanë ndikimin dhe peshën e tyre, aq më shumë kur flitet për Ziadin Selën një figurë që rrezikoi gjithçka por u bashkua me Ahmetin.
Raportet Sela-Taravari tashmë janë të njohura në publik, kanë hedhur dru e gur ndaj njëri tjetrit nuk ka mbetur as pikë hapësire as për përshëndetje rasti e lëre më bashkëpunim të mundshëm. I pari pra që do të kundërshtojë e assesi të pranojë kalimin e Taravarit në Frontin Evropian do të jetë Ziadin Sela. Sepse, fundja Fronti Evropian nuk mund të funksiojnë me dy ASH-ja.
Pra, statusi i Aleancës për Shqiptarët ka ngelë në sirtarët e gjykatave dhe tani kur që të dy liderët edhe Arben Taravari edhe Ziadin Sela thirren në emër po të së njëjtës parti i bie që është iracionale që në një front të njëjtë të marrin pjesë dy liderë që akoma enden gjykatave kush po i merr vulat e partisë.
Kalimi i Taravarit në Frontin Evropian nuk do të mirëpritet –
Rivaliteti politik mes Taravarit dhe Ahmetit ka gjurmë dhe histori, prandaj qytetarët nuk mund të harrojnë brenda natës e as t’i mbyllin sytë përballë së kaluarës jo të largët e as për të ardhmen e tyre. Kështu që, hiç më larg se një muaj më parë Taravari përmes një letre të hapur kishte kërkuar dorëheqjen e Ahmetit nga kryetari i partisë duke radhitur arsye konkrete, dhe duke precizuar se është non grata për shqiptarët dhe i korruptuar.
Tani fshijmë tërësisht të kaluarën e rivalitet mes dy liderëve, nëse marrim në kujtesë vetëm kët[ë letër shpejgon gjithçka që një bashkëpunim mes Taravarit dhe Ahmetit përpos që është i pamundur të ndodhë, është edhe i pa imagjinueshëm.
“Nëse morali politik i z.Ahmeti do të funksiononte atëherë ai duhet të ishte dorëhequr prej kur kupola e partisë së tij përfundoi në arrati dhe aktualisht është në kërkim ndërkombëtar, por është luks i tepruar të kërkosh ndërgjegje politike nga z.Ahmeti. Ky njeri që na dinte për dele, që për 23 vjet u pasurua në kurriz të Popullit, tani duhet të kuptojë se ai mund të jetë bari por ne nuk jemi dele!”, ka shkruar Taravari në shkurt të këtij viti, pra më 12.02.2025.
Kjo shpjegon gjithçka, dhe Taravari me veprimet e tij nuk mendohet që gjithë strukturën, partinë, njerëzit që i besuan do t’i bëjë dele të Ali Ahmetit, sipas fjalorit të tij. Bashkëpunimet në politik duhet të ndërtohen mbi parimin e kritereve dhe jo vetëm interesave personale apo grupore. /Zhurnal.mk