Porsche ka filluar testimin e modelit hibrid 911

Nuk është më çështje nëse vetura më e famshme sportive e të gjitha kohërave do të marrë gjithashtu një opsion hibrid të saj.

 

Duke vënë në dukje se Porsche me modelin elektrik Taycan, shitjet e të cilit deri më tani kanë tejkaluar shitjet e kombinuara të modeleve të Serisë 718 dhe 992, ka provuar se veturat elektrike sportive janë pritur mirë, kompania e famshme gjermane e veturave po punon shumë në elektrizimin e pjesshëm të modelit të saj më të famshëm Porsche 911.

”Ky elektrizim nuk do të anashkalojë as vetura më të famshme sportive të të gjitha kohërave”, zbuloi Porsche gjatë prezantimit të gjeneratës aktuale të 911, kur konfirmuan se platforma është përshtatur për të akomoduar një sistem hibrid me bateri dhe motor elektrik që do të të jetë i integruar me transmetim automatik me 8 shpejtësi.

Porsche është i heshtur për detajet teknike për momentin, por premton se fuqia e kombinuar që duhet të paraqitet në vitin 2023 do të jetë mbi potencialin e motorit me 6 cilindra të ofruar nga versioni 911 Turbo S.

Related posts

Momenti kur helikopteri ateron mbi Skoda Kodiaq

D V

Richard Hammond shet një pjesë të koleksionit të veturave dhe motoçikletave

D V

Taksi japonez, shtrihuni dhe bëni “një sy gjumë”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More