Porsche përcakton të ardhmen e modelit Macan

nga D. V.

Macan i ka dhënë Porsche një shtysë për të fituar më shumë para që kur crossover u prezantua në 2014.

Më shumë se 800,000 njësi janë shitur deri më sot, por automjeti “po vdes” ngadalë.

Ai tashmë është tërhequr nga Evropa për shkak të rregulloreve të reja të sigurisë kibernetike.

Ndërsa në vitin 2026, modeli i gjeneratës së parë do të ndërpritet globalisht, përcjell Telegrafi.

Pavarësisht zërave për një Macan të ri, Zuffenhausen thotë se nuk do të ndodhë.

“Për ta bërë Macan më të mirë në çdo mënyrë, Porsche vendosi që herët të elektrizojë plotësisht linjën e modeleve. Porsche i qëndron këtij vendimi. Pasi modelet me motor me djegie me të njëjtin emër të jenë hequr, Macan do të shitet ekskluzivisht si një model tërësisht elektrik, në mbarë botën”, tha fabrika Zuffenhausen.

Dhe tani po qarkullojnë thashetheme se paratë e Porsche mund të shkojnë në zhvillimin e një SUV tjetër, të ndarë nga Macan.

Megjithatë, edhe nëse merr dritën e gjelbër, SUV i ri nuk do të dalë deri në vitin 2030.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More