Porsche zbulon modelin e rrallë të personalizuar 911 Dakar

nga D V

Porsche ka njoftuar se do të prodhojë 2,500 shembuj 911 Dakar, më ndryshe se të tjerët, e që me gjasë do të jetë i fundit nga ky model.

Ky Dakar i veçantë u porosit nga një koleksionist italian dhe u krijua nga departamenti i personalizimit Sonderwunsch i Porsche.

Ai vjen me një paketë dizajni Ralley dhe tre ngjyra: signal yellow, gentian blue metallic dhe lampedusa blue.

Logoja e 911 Dakar është e qepur në mbështetësen e përparme të ulëseve Sportive Plus, përcjell Telegrafi.

Asgjë nuk ndryshon në energji – 911 Dakar ende ka një 3.0-litërsh turbocharged me 475 kuaj fuqi.

Bëhet e ditur se Porsche punoi ngushtë me klientin për të krijuar pamjen e personalizuar.

Por përpara se të niset për në Itali dhe në duart e pronarit të saj të ri shumë me fat, vetura do të ekspozohet në Muzeun Porsche në Gjermani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More