Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

“Porta e Hapur”: Deri tani janë paraqitur më tepër se 6 mijë persona në linjën SOS për ndihmë nga trafikimi me njerëz

Zhurnal Ads

(Shkup, 20.10.2020) – Organizata joqeveritare “Porta e Hapur” shënon 20 vjet nga themelimi i saj dhe ndikimi aktiv në luftën kundër trafikimit me njerëz.

Me këtë rast shoqata gjatë ditës së djeshme organizoi ngjarje publike (live stream në Facebook faqen zyrtare “Porta e Hapur”) me temë “20 vite kundër trafikimit me njerëz” ku qytetarët mundën ta shohin punën e institucioneve nga 20 vitet e kaluara, të njoftohen me politikat për identifikimin më të mirë dhe mbrojtjen e viktimave, por edhe me mjetet për zbulimin me kohë të cënueshmërisë dhe edukimit të opinionit më të gjerë rreth kësaj problematike.

“Porta e hapur e operon linjën SOS të parë dhe të vetme falas, e cila filloi me punë në të largëtën e vitit 2002. Deri tani janë paraqitur më shumë se 6 mijë qytetarë. Janë paraqitur viktima, qytetarë të shqetësuar, profesionistë, si dhe njerëz të cilët thjeshtë kërkuan informacion që të sjellin vendime në lidhje me punësime, udhëtime etj.”, shpalos Jasmina Dimishkovska Rajkovska, themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e “Porta e Hapur – La Strada”.

Porta e Hapur në periudhën ndërmjet vitit 2014 dhe vitit 2019 siguroi ndihmë dhe mbështetje refugjatëve dhe migrantëve që tranzitojnë përgjatë rrugës Ballkanike.

“Nëpër vend kalojnë persona të rinjë, gra, fëmijë, të rritur, të sëmurë dhe të lodhur, me çka ndërmjet tyre kishte edhe viktima të trafikimit me njerëz apo persona në rrezik të cilët mund të ishin viktima të trafikimit me njerëz, potencialë, të supozuar që duhej të identifikohen, çka me të vërtetë ishte sfidë në një situatë të tillë, ndaj një numri kaq të madh njerëzish që në vendin tonë qëndruan për një kohë shumë të shkurtër”, thotë Rajkovska.

Përvoja nga punët e deritanishme të “Portës së Hapur” tregon se numri zyrtarë i rrasteve të identifikuara të trafikimit me njerëz nuk e pasqyron realitetin në shtetin tonë.

“Një numër shumë i madh i viktimave të trafikimit me njerëz kanë guxim të mjaftueshëm ta paraqesin rrastin. Para së gjithash për shkak ekzistimit të frikës, turpit, por edhe mosbesimit. Prej këtu është shumë e rëndësishme të përfshihen më tepër faktorë në identifikim, si inpektorët e punës, kuadri arsimor, personat mjekësorë, por edhe opinioni me qëllim indentifikimin në kohë dhe udhëzimin e viktimave deri te sistemi adekuat i mbrojtjes dhe njëkhësisht ndjekjen efektive të kryerësve të kësaj vepre penale”, thekson Marija Todorovska, drejtor i programit në organizatën joqeveritare “Porta e Hapur – La strada”.

Nga Ministria për punë të brendshme vlerësojnë se është i nevojshëm edukimi i të gjithë nëpunësve policorë, veçanërisht atyre që tani janë në pjesën e njësisë kombëtare, të cilët e kanë kaluar trajnimin bazik dhe të avancuar, por potencon se edukimi duhet të vazhdojë edhe më tej ku qëllimi i tyre është të bëhen trajnime në drejtim të situatave konkrete, gjegjësisht të rrasteve të vërteta.

“Është i nevojshëm trajnimi nga mosha më e vogël nëpër shkolla. Sa më shumë janë të edukuar të rinjtë për porblematikën apo për rreziqet të cilat i dëgjojnë për këtë lloj krimi, benifiti është i ndërsjellë. Nga njëra anë, do të kemi të rinjë, të cilët e njohin rrezikun dhe mund të denoncojnë, ndërsa nga ana jetër do të kemi të njerëz të rinjë, të cilët nuk do të sillen në situatë që të bëhen viktima të trafikimit me njerëz”, deklaroi Markudov Lupço, oficer i njësisë për trafikim me njerëz dhe kontrabandë me migrantë, si dhe ndihmës i udhëheqësit të njësisë nacionale për parandalimin e kontrabandës me migrantë dhe trafikimit me njerëz.

Nga viti 2005, në kuadër të Portës së hapur funksionon strehimi i parë dhe i vetëm, ku viktimave të trafikimit me njerëz iu sigurohet ndihmë direkte dhe mbështjetje në tejkalimin e vështirësive me të cilat po përballeshin, ndërsa nga viti 2019, strehimi është i hapur edhe për viktimat nga dhuna seksuale. Deri tani Porta e Hapur ka asistuar 168 viktima.

Sipas tyre rruga deri te rikuperimi dhe riintegrimi i viktimave është i gjatë dhe i rrëndë. Ato përballen me shumë pengesa gjatë riintegrimit të tyre. Ekziston mungesë e shërbimeve në veçanti Qendra të specializuara për pranim të fëmijëve dhe Qendra dhe shërbime për viktima meshkuj. Për viktimat shërbimet mjekësore nuk janë tërësisht pa pagesë, nuk marrin falas ndihmë juridike dhe dëmshpërblim, kanë qasje të kufizuar deri te trajnimet dhe mundësitë për punësim dhe mungojnë rikuperim në nivel lokal.

Nga Ministria për punë dhe politikë sociale, thonë se në lidhje me funksionimin e mëtutjeshëm të të gjithë sistemit në drejtim të riintegrimit më të suksesshëm të viktimave të trafikimit me njerëz duhet të vazhojnë të funksionojnë ekipet mobile dhe të jenë të shumëfishuara në komuna tjera, por edhe të jenë të mbështetura nga vetëqeverisja lokale.

“Këto ekipe mobile punojnë çdo ditë me qytetarët më të prekur, parasëgjithash këtu janë fëmijët, personat me probleme sociale etj., mu për këtë për riintegrimin e tyre të suksesshëm duhet të formohen fonde në nivel lokal dhe të njejtit t’i mbështesin të gjitha nevojat e tyre që janë të rëndësishme për riintegrimin e mëtutjeshëm dhe të kontribuojnë në shoqërinë ku ato jetojnë. Problemet me të cilët po ballafaqohen institucionet në nivel lokal, para sëgjithash qendrat për punë sociale kanë të bëjnë me bashkëpunimin e pamjaftueshëm që kanë me sistemet e tjera, siç janë shkollat, shëndetësia etj.”, thotë Svetllana Cvetkovska, përfaqesuese nga Ministria për punë dhe politikë sociale.

 Nga ana tjetër, Markudov Lupço thotë se ekipet mobile kanë qenë aktive deri në dhjetor të vitit të kaluar. Ajo që ai mendon është se duhet të vazhdohet puna e ekipeve mobile dhe se patjetër të gjendet mënyrë që të mbijetojnë edhe pa ndihmën ndërkombëtare financiare.

“Një nga mjetet për detektim të hershëm të trafikimit me njerëz përmes praktikës së përmendur dhe praktikës së mirë tek ne është me ekipet mobile, por gjithashtu mendoj se janë shumë të rëndësishme edhe mediet sociale, sepse të rinjtë në veçanti janë të pranishëm në rrjetet sociale dhe përmes tyre duhet të shpërndahen informacionet. Në atë mënyrë do të zgjerohet rrjeti, do zgjerohen informacionet dhe të gjithë do të dinë të veprojnë dhe reagojnë, ashtu që edhe ky emision me rastin e 18 tetorit, Dita evopiane për luftë kundër trafikimit me njerëz është një nga mjetet për të cilat besoj se do të kontribuojë ndaj preventivës dhe gjithsesi, mbrojtje nga trafikimi me njerëz”, përfundon Svetllana Cvetkovska, përfaqësuese nga Ministria për punë dhe politikë sociale.

Gjithë diskutimin në panelin publik mund ta shikoni në Facebook faqen zyrtare – Porta e Hapur @OpenGateMacedonia.

Linku: https://www.facebook.com/OpenGateMacedonia/

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Në spitalet e Shkupit po trajtohen 480 pacientë, ka shtretër të lirë

T E

Jotova: Nuk ka kompromis me historinë, të respektohet marrëveshja

Z H

Hasani: Regjistrimi i popullsisë gjatë pandemisë nuk përbën rrezik

B M

Imunizimi kundër gripit sezonal, prej të hënën vaksinim në shtëpitë e të moshuarve

T E

Kuvendi nesër do ta vazhdojë debatin për propozimin Kancarska të zgjidhet gjykatëse kushtetuese

T E

Po analizohet numri rekord i rasteve të reja me Covid 19, tani për tani nuk ka masa për lëvizje të kufizuar

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...