Sport

Portierët legjendarë të Unitedit, Schmeichel dhe Van der Sar takohen në Danimarkë

Zhurnal Ads

Dy portierët legjendarë, Peter Schmeichel dhe Edwin van der Sar, janë takuar me njëri-tjetrin në Danimarkë.

Që të dy ish-gardianët që e kanë mbrojtur portën e Manchester Unitedit ishin nisur për ta shikuar sfidën e Ligës së Kampionëve ndërmjet Midtjyllandit dhe Ajaxit. Kështu, 56-vjeçari Schmeichel dhe 50-vjeçari Van der Sar janë takuar në qytetin Herning.

Holandezi është shef ekzekutiv i klubit nga Amsterdami, derisa danezi i famshëm bën rolin e analistit sportiv.

Dyshja që vazhdojnë të konsiderohen si më të mirët që kanë mbrojtur për Djajtë e Kuq, e kanë shpërndarë një fotografi të përbashkët në rrjetet sociale.

“Shikoni kë e takova në sheshin e Herningut…!”, ka shkruar Schmeichel në përshkrim.

Gjatë viteve të kaluara te Unitedi (1991-1999), Schmeichel regjistroi 398 paraqitje duke fituar pesë tituj të Ligës Premier, tri Kupa FA dhe Ligën e Kampionëve (si pjese e tripletës së famshme).

Në anën tjetër, Van der Sar ka luajtur në Teatrin e ëndrrave gjatë viteve 2005-2011 duke regjistruar 266 paraqitje dhe ka fituar katër tituj të Ligës Premier dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2008.

Postime të ngjashme

Shaqiri , pozitiv në testet për “Covid 19”

admin

Werner flet për përparësinë që ka Chelsea për të fituar Ligën e Kampionëve në raport me rivalët

XH,I

“Fenomeni”, elozhe Neymarit: Fluturo djalosh, kufiri është qielli!

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...