Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Portugali, mjekë ushtarakë gjermanë në ndihmë të spitaleve në vështirësi

Një ekip mjekësh nga Ministria gjermane e Mbrojtjes (Bundeswehr) ka filluar punën për pacientët e sëmurë rëndë me Covid-19 në Portugali, si pjesë e një misioni për të ndihmuar spitalet e vendit, që ndodhen në vështirësi për personel mjekësor.

Pasi fluturuan në Lisbonë javën e kaluar, 26 mjekë dhe infermierë të ushtrisë gjermane u informuan për situatën dhe tani mund të kujdesen për pacientët në spitale, raportuan mediat lokale.

Skuadra fillimisht supozohet të qëndrojë në Portugali, e cila është shkatërruar nga koronavirusi, për tre javë.

Sidoqoftë, ajo periudhë mund të zgjatet.

Kreu i ekipit, Jens-Peter Evers, u citua nga gazeta “Jornal Economico” të thoshte se ndihma duhet të ofrohej për më gjatë.

Sipas shoqatës mjekësore të vendit, radhët me deri në 30 ambulanca janë formuar jashtë spitaleve ditët e fundit.

Mediet portugeze kanë raportuar se pacientët kanë kaluar netë të tëra në ambulanca.
Sipas medias, vështirë se ndonjë vend tjetër në botë ka raportuar më shumë infeksione dhe vdekje të reja në lidhje me madhësinë e popullsisë sesa Portugalia./atsh

Postime të ngjashme

Numri i rasteve globalisht nga coronavirusi shkon mbi 200 milionë

D V

Vërshimet mund të rrezikojnë më shumë miliona njerëz

D V

Turqi: Zjarri përfshin termocentralin

D V

OBSH bën thirrje për shtyrjen e aplikimit të dozave përforcuese, për të përshpejtuar vaksinimin në vendet më të varfra

D V

Vaksina Pfizer pritet të marrë miratimin e plotë deri në shtator

D V

Franca premton 100 milionë euro për Libanin në konferencën ndërkombëtare të ndihmës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...