Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Portugalia i prezantoi qëllimet e kryesimit me BE-në, mes prioriteteve edhe miratimi i kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut

Beograd, 26 janar – Ministri portugez i Punëve të Jashtme, Augusto Santosh Silva deklaroi në Parlamentin evrpoian se qëllimet e vendit të tij si kryesuese e BE-së në sferën e zgjerimit janë “mjaft ambicioze”.

“Ne dëshirojmë të kontribuojmë për  miratimin e kornizave negociuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe t’i vazhdojmë negociatat rrjedhëse me Serbinë dhe Malin e Zi”, deklaroi Santosh Silva në Komitetin për politikë të jashtme të Parlamentit evropiane (AFET).

Disa eurodeputetë cekën se BE-ja nuk guxon t’i harrojë BeH-në dhe Kosovën, si dhe pengesat dhe problemet që Bullgaria, siç tha anëtarja e AFET-it, Izabel Santosh, ia parashtron Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së.

Eurodeputeti Andor Deli i ceki dallimet në qasjen drejt procesit të zgjerimit mes Këshillit dhe Parlamentit evropian dhe e pyeti ministrin portugez çka do të bëjë në mënyrë që të përshpejtohet zbatimi i metodologjisë së re për negociata.

“Asnjë ndryshim nga kjo metodologji nuk është vendosur”, tha Deli, duke shtuar se “nevojiten porosi pozitive në mënyrë që të përshpejtohet procesi i zgjerimit”.

Eurodeputeti Andreas Shider pyeti se në cilën mënyrë do të punohet për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Shider gjithashtu tha se është i interesuar se çka do të ndodhë me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mendoj se është. me rëndësi që Evropa ta ndërmarrë udhëheqjen në atë dialog”, tha eurodeputeti.

Duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve, Santosh Silva tha se çështjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë duhet të zgjidhen, sepse kjo “po reflektohet në BE në tërësi”, se ata shpresojnë për përparim në at[ë proces dhe se vendimet nga viti i kaluar lidhur me hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të zbatohen.

Ai gjithashtu vlerësoi se Brukseli ndihet mirë që qeveria e re në Serbi ka ndërmarrë disa obligime të caktuara dhe se e përshëndetë gatishmërinë e Serbisë drejt procesit të eurointegrimit dhe dialogut me Kosovën. Ai e ceki “rëndësinë e madhe” të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.

Lidhur me metodologjinë e re për zgjerim, Santosh Silva tha se konsideron se ajo “tashmë është mirë integruar në negociatat rrjedhëse me Serbinë dhe Malin e Zi”.

Shefi portugez i diplomacisë, gjithashtu, theksoi se BE-ja nuk do t’i harrojë BeH-në he Kosovën.

Postime të ngjashme

305 raste të reja, 167 të shëruar dhe 4 të vdekur, bilanci me Covid 19

T E

Hospitalizohen 667 kovid-pacientë, prej tyre 256 janë në Shkup

T E

Vijon propozim-plani deri tek MASH për profilet e reja në shkollat profesionale

T E

Kop: Të mos bëhet dramë nga secila pengesë në rrugën drejt BE-së

T E

Përfundon shpallja e kandidaturave, Zaev i vetëm si lider i LSDM?

T E

Rritet numri i rasteve të reja me Covid-19, kufizime të reja nuk do të ketë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...