Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Portugalia nuk konsideron se Bullgaria po e pengon anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Shkup, 6 janar – Zhurnal.mk – Nuk ka nevojë të nxitohet me konkludime të reja të Këshillit të BE-së për çështjen e zgjerimit. Kështu u shpreh përfaqësuesi i Portugalisë në institucionet evropiane, ambasadori Nuno Britu, njofton Zhurnal.

Ai theksoi se nuk është në rregull të akuzohet Bullgaria për pengimin e procesit dhe shtoi se Sofja e mbështetë zgjerimin e BE-së. Ambasadori tha se nevojitet pajtueshmëri e tërësishme gjatë sjelljes së vendimeve në këtë fushë, ndërsa diskutimet për zgjerim do të vazhdojnë në nivel të lartë politik.

Ambasadori tha se si kryesues të Këshillit të BE-së deri në korrik, Portugalia ka për qëllim të përmirësojë marrdhëniet me Afrikën. Sipas tij, vazhdon dhe puna për përgatitjen e rregullave të reja të BE-së për migrim, ndërsa nga Portugalia mund të pritet të vazhdojë përpjekjet e filluara nga kryesimi gjerman lidhur me miratimin e buxhetit të ri evropian, rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia, kohezionin e aktiviteteve nga vendet e BE-së për kontroll të infeksionit. Mes tjerash, Lizbona ka si qëllim dhe digjitalizimin dhe mbrojtjen e ambientit jetësor.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

“Target-Fortesa”, Sot aktvendimi ndaj ish kreut të DSK-së Sasho Mijallkov

Bexhet Musliu

Edhe partia RDM largohet nga koalicioni “mundemi” i LSDM-së

Bexhet Musliu

Sot protestë për rastin „Monstra“, mbyllen disa rrugë në kryeqytet

T E

Strugë, lagja “Lugina e Gëzuar” kërkon strehim social

Bexhet Musliu

Kumanovë, librat me përmbajtje ofenduese, Shabani: Ka filluar me punë komisioni

Bexhet Musliu

Edhe Lëvizja BESA mund të braktisë anijen e Zaevit?!

Bexhet Musliu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...