Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Portugalia shpreson në konferencën e parë ndërqeveritare me Shkupin deri në korrik

Bruksel, 18 janar – Sekretarja shtetërore portugeze përgjegjëse për BE-në, Ana Paulla Zakariash ka porositur se vendi i saj që kryeson me BE-në deri më 1 korrik të këtij viti, shpreson se do të zhbllokohet kontesti me Sofjen dhe do të mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, përcjell Zhurnal.mk

Zakariash për MIA-n, madje ka porositur se zgjerimi i BE-së është prioritet për presidencën portugeze që ka filluar më 1 janar dhe zgjat deri më 30 qershor këtë vit.

Ajo ka shtuar se në vijim janë kontaktet me dy palët- Shkupin dhe Sofjen për gjetjen e zgjidhjes së kontestit dypalësh që e bllokon hapjen e negociatave me BE-në.

“Kemi filluar me kontakte politike me Bullgarinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut që të arrijmë të gjejmë rrugë në hapjen e procesit dhe gjatë kohës së kryesimit tonë të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Republikën e Maqedonisë së Veriut, por edhe më Shqipërinë”, ka deklaruar sot Zakariash në Bruksel.

Sekretarja shtetërore portugeze ka shtuar se në këtë moment nevojiten bisedime politike shtesë mes dy palëve dhe ka bindur se Lisbona do ta bëjë atë në frymën e besimit. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Berisha: Ndalni tërbimin e policisë kundër protestuesve paqësorë shqiptarë në Shkup

T E

Mariçiq: Kjo është një ditë e madhe për shtetin ligjor dhe për sundimin e së drejtës

T E

Spasovski: Hetimi duhet të dëshmojë ku është lëshimi dhe nëse dikush i ka ndihmuar Mijallkovit

T E

Zhurnal mëson / BDI nesër mbledh kryesinë në Reçicë të Vogël

Bexhet Musliu

Todorov i drejtohet Mickoskit: Ik, derisa unë luftoja kundër Zaevit ti ndërtoje hidrocentrale

T E

Arjanit Hoxha takim pune me kolegun e tij turk, Bekir Pakdemirli

Bexhet Musliu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...