Lisabon, 18 janar – Sekretarja portugeze e shtetit e ngarkuar me BE, Ana Paula Zakaria, tha se vendi i saj, i cili mban presidencën e BE deri më 1 korrik të këtij viti, shpreson që mosmarrëveshja me Sofjen të zhbllokohet dhe të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë.
Zakaria tha se zgjerimi i BE është një përparësi për presidencën portugeze, e cila filloi më 1 janar dhe zgjat deri më 30 qershor të këtij viti.
Ajo shtoi se kontaktet janë duke u zhvilluar me të dy palët – Shkupin dhe Sofjen – për të gjetur një zgjidhje të mosmarrëveshjes dypalëshe që po pengon hapjen e negociatave me BE.
“Ne kemi filluar kontakte politike me Bullgarinë dhe Republikën e Maqedonisë në mënyrë që të gjejmë një mënyrë për të hapur procesin dhe gjatë presidencës tonë të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë, por edhe me Shqipërinë,” tha Zakaria sot në Bruksel.
Sekretarja portugeze e shtetit shtoi se bisedime shtesë politike janë të nevojshme midis dy palëve në këtë kohë dhe siguroi që Lisbona do ta bëj këtë në një frymë besimi.