Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Portugalia zgjati ndalesën për fluturimet me Britaninë e Madhe dhe Brazilin

Qeveria portugeze ka njoftuar zgjatjen e pezullimit të fluturimeve me Brazilin dhe Britaninë e Madhe deri më 1 mars, me qëllim vënien nën kontroll të shpërthimit të rasteve COVID-19 dhe përhapjen e varianteve të reja të virusit.

“Në kontekstin e situatës epidemiologjike të shkaktuar nga COVID-19 të gjitha fluturimet mbeten të pezulluara me Brazilin dhe BM”, tha Ministria e Brendshme në një deklaratë.

Portugalia i pezulloi fluturimet e saj me Brazilin dhe Britani në fund të janarit për shkak të frikës së lidhur me variantet e koronavirusit të ri të zbuluar në këto dy vende, që konsiderohen se janë më infektuese.

Në lidhje me fluturimet nga Bashkimi Evropian dhe zona Shengen, Portugalia vendosi të mbajë tri kategoritë e saj aktuale të masave deri më 1 mars, në varësi të numrit të rasteve të COVID-19 për 100 000 banorë.

Postime të ngjashme

Kinën dhe Rusinë i bashkon biznesi në Serbi

D V

Policia ukrainase e gjen të varur aktivistin e zhdukur bjellorus

D V

Papa Françesku do të takohet me romët e Sllovakisë

D V

Iranit do t’i përgjigjemi në mënyrë kolektive, thotë SHBA-ja

D V

Kina jep 350 milionë doza vaksina për partnerët e nismës “Një brez, një rrugë”

Z H

Kinë, vlera industriale e sistemit të navigimit satelitor “Beidou” do të zërë 25 % të tregut global

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...