Agjencia Zhurnal.mk
Opinion

Poshtë regjimi!

Shkruan: Ziadin Sela

Reforma ishte kryefjala dhe zgjidhja e premtuar e krizës politike të vitit 2015!

Kusht vendimtar për reforma është koalicioni politik që e favorizon reformën. Me fjale të tjera ky koalicion asesi brenda vetes nuk duhet të ketë grupe që kanë interes të mbijetojë sistemi i vjetër që duhet të reformohet. Asnjë kuptim nuk ka që reformën dhe sidomos atë në drejtësi ta bëjnë grupet pjesë të koalicionit politik që e ndertuan një regjim dje dhe që po e mbajnë gjallë akoma sot. Lista vetëm se është zgjëruar. Nikollës dhe Aliut, Sashos dhe Agimit, i është shtuar Zaevi dhe Oliveri. Reforma kurrë s’është një proces teknik ose më sakt thënë, është fare pak teknik, ajo është një proces kryekëput politik. Ashtu siç as arratisja e Gruevskit dje dhe as ajo e Mijallkovit sot, aspak s’është problem teknik siç mundohet të arsyetoj kryeministri Zaev, por është tërësisht e ndihmuar nga politikanët e apostrofuar më lart, fal të cilëve sot kemi:

-Një regjim me demokraci akoma më hibride, sesa e kishim në vitin 2017.
– Një gjyqësi akoma më të politizuar, sesa kishim dje.
– Jemi vend lider në rajon për korrupsion.
– Sot, viktima dënohet ndërsa vrasësit e kriminelët shetisin të lirë.
– Iliçët e LSDM-së lihen të lirë, biles edhe shpërblehen me vende pune, ndërsa babai i Almirit dënohet me burg.
– Monstra rimontohet përsëri, ndërsa monstrave të vërtet si ky i sotshmi ju krijohen shtigje për tu arratis.
– Agimi vazhdon të jetë ministër, ndërsa Fetai në burg…

Mos keni asnjë dilemë, reforma çdoherë është vetëm politike e tillë është edhe ikja e Mijallkovit sot me përkrahje nga politikanët, dosta të vjetër e të ri të qeverisë.

Prandaj, politikisht Zoran Zaev duhet të mbaj përgjegjësi dhe të jap dorëheqje.
Po njejtë dhe akoma me zëshëm se dje, POSHT REGJIMI!

Postime të ngjashme

Lajcak me parime të qarta për dialog apo ardhje me duar në xhepa ?

Z H

Vaj halli me këto humbësit e këqinj në politikat tona !

R Zh

Kur do të zgjohemi ne shqiptarët?

Z H

Përtej shkundjes së perëndimit

Z H

TI JE VETËM NJERI, ALBIN!

R Zh

Shteti i kapur nga oligarët

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...