Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Posta bleu rreth 400 mijë euro telefona për klientët besnikë, dyshohet se të arrestuarit i morën për vete

Katër të arrestuarit e sotëm me urdhër të Prokurorit të Shetit janë dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48-orësh, nën dyshimet për keqpërdorime në ndërmarrjen publike në Telekomin e Kosovës. Bëhet fjalë për ish-drejtorin e Financave Armend Osaj, ish-drejtorin e Marketingut Trim Musliu, vëllai i tij Kreshnik Musliu dhe Denis Ceman, raporton Gazeta Express.

Trim Musliu dhe Denis Ceman njihen në publik edhe si këshilltarë të ish dy ministrave. Musliu këshilltar i ish-ministrit të Drejtësisë Selim Selimi dhe Ceman këshilltar i ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Arrestimi është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës, në dy lokacione në Prishtinë. Ndërkaq, burime të Gazetës Express, bëjnë me dije se dy nga të arrestuarit dyshohet se kanë marrë për vete telefona në vlerë prej rreth 400 mijë eurosh, të destinuar për t’ua shpërndarë klinetëve besnikë të Postës.

“Posta i ka ble reth 400 mijë euro telefona për klientët besnikë të saj, nuk i kanë shpernda. Dyshohet se i kanë marrë për vete”, tha një burim i besueshëm i Expressit.

Pas intervistimit të arrestuarit për keqpërdorime në Telekom, me urdhër të prokurorit të rastit janë dërguar në mbajtje për 48-orë.

Arrestimin e tyre e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot me 30 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, mbi dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, ku pas kompletimit të rastit do të jepen informacione shtesë”, ka konfirmuar Policia e Kosovës për Express.

Postime të ngjashme

Dialogu Kosovë-Serbi, ekspertët sugjerojnë një takim që ti paraprijë atij të 25 korrikut

Lea Muslija

Vuçiqi falënderon policët serbë, thotë se e mbrojtën Kosovën kur u sulmua nga jashtë

Lea Muslija

Ben Meir: Kurti të mos e pranojë Asociacionin, i pamohueshëm gjenocidi serb në Kosovë

Lea Muslija

Ministri i Qeverisë për Asociacionin: S’mund ta shkelim Kushtetutën dhe të kemi institucion një etnik

Lea Muslija

Nisma dënohet nga KQZ-ja, mund t’i anulohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale

Lea Muslija

Fundjava në Kosovë me rrebeshe shiu, java e ardhshme me valë të nxehtit afrikan

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...