Maqedoni TOP LAJM

Postat, 50 milionë euro humbje për 6 muaj

Zhurnal Ads

Shkup, 9 shtator, zhurnal.mk – Bankat kanë filluar garën për marrjen e qarkullimit pagesor të “Postave të Maqedonisë”. Të premten, do të dihet sa prej bankave tregtare në vend janë të interesuar për ta marrë punën. Problemi i madh në gjithë procesin mund të ndodhë nëse banka e re që do të punojë me Postën nuk mund të vazhdojë ta përdorë softuerin bankës së falimentuar “Eurostandard”. Por, drejtori i këtij institucioni thotë se është optimist se nuk do të ketë nevojë për softuer të ri për bankën e ardhshme.

Qarkullimi i bllokuar pagesor i Postës është vetëm një nga arsyet e humbjeve financiare të kësaj kompanie shtetërore, e cila tejkalon 50 milion euro për gjashtë muaj.

Përveç faktit që rënia e bankës Eurostandard paralizoi qarkullimin pagesor të “Postave të Maqedonisë” ku nuk mundej të paguaj fatura për qytetarët, u ndërpre pagesa e pensioneve dhe ndihmave sociale për shfrytëzuesit që pensionin e merrnin në adresën e tyre të shtëpisë përmes postierit.

Postime të ngjashme

Vetoja bullgare nxit urrejtje

T E

Ruzhin: Deklaratat e Zaharievës, për fushatë politike

T E

Prap gjuhë e urrejtjes, maqedonasi fyen Enis Bardhin. A do të reagon MPB?

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...