Postime “çorientuese” për koronavirusin, “Twitter” pezullon kongresisten amerikane

Rrjeti social “Twitter” pezulloi përkohësisht llogarinë e ligjvënëses amerikane, Marjorie Taylor Greene, për shkak të publikimit të informacioneve “çorientuese” për koronavirusin. “Twitter” tha se llogaria e saj, për 12 orë, do të mund vetëm të lexohet. Greene, kongresiste republikane, është kritike e zëshme e vaksinave kundër koronavirusit dhe përdorimit të maskave.

 

Muajin e kaluar, ajo ka kërkuar falje për krahasimin e rregullave të maskës me trajtimin e hebrenjve në Gjermaninë naziste. Në dy postime të hënën, ajo tha se vaksinat nuk duhet të kërkohen dhe se koronavirusi nuk është i rrezikshëm për njerëzit e moshave nën 65 vjeç, që nuk janë obezë.

Të dyja postimet mund të shihen ende, por Twitter i etiketoi ato si “çorientuese”. Në përgjigje të pezullimit, Greene tha se kompanitë e mediave sociale po sulmojnë fjalën e lirë, me mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë. Javën e kaluar, presidenti amerikan, Joe Biden, u bëri thirrje firmave të mediave sociale që të ndërmarrin më shumë veprime kundër përhapjes së informacioneve të rreme rreth koronavirusit dhe vaksinave. “Ato [informacionet e rreme] po vrasin njerëz. E vetmja pandemi që kemi është midis të pavaksinuarve”, u tha Biden gazetarëve.

Related posts

iPhone 13 dhe iPhone 13 Pro kanë mbështetje të dyfishtë eSIM

D V

Cyberpunk 2077 kryeson shkarkimet e PS4 në 10 ditë të kthimit në “Sony Store”

D V

Zgjerohet ndjeshëm gama e dronëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More