Postimi i Manchester Unitedit për Ronaldon bëhet viral, por për arsye të gabuara

Një postim i Manchester Unitedit që e shfaq Cristiano Ronaldon duke dashur ta ekzekutojë një gjuajtje të lirë është bërë viral, por për arsye të gabuara – kur merret parasysh numri i ekzekutimeve të konvertuara në gol.

 

Superylli portugez është duke dominuar aktivitetin e Djajve të Kuq në rrjetet sociale prej se iu bashkua klubit pas transferimit nga Juventusi.

Pas tre viteve të kaluara te Bianocnerët, 36-vjeçari u kthye në Old Trafford për 15 milionë euro, ndërsa Zonja e Vjetër do të përfitojë tetë milionë euro të tjera në formë bonusesh të bazuara në objektivat e klubit dhe lojtarit.

Ronaldo shënoi 101 gola në 134 paraqitje me Juven, mirëpo shënoi vetëm një gol nga 72 gjuajtje të lira.

Për këtë arsye, shumë tifozë, duke i përfshirë edhe ata bianoncerë, janë tallur me postimin e Unitedit që e paraqet Ronaldon në përpjekje për të ekzekutuar një gjuajtje të lirë. 

Related posts

Man. Utd zyrtarizon marrëveshjen me Sanchon

Z H

Nëna e Ronaldos tregon se çfarë i tha portugezi derisa ishte në bisedime me Manchester Cityn

D V

Real Madrid dhe Bayern Munich në ‘luftë’ për Rudigerin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com