Pothuajse 24 orë pas tragjedisë, kryetari i komunës së Koçanit fshihet nga mediat dhe qytetarët

nga Xh M

Koçan, 16 mars – Pothuajse e gjithë bota ka folur për tragjedinë e tmerrshme në Koçan, ku 59 persona humbën jetën nga zjarri në diskotekën Pulse.

Për këtë ngjarje kanë shkruar të gjitha mediat botërore, deklarata kanë bërë edhe krerët e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Mark Rutte i NATO-s, madje edhe presidenti i një vendi në luftë, Volodymyr Zelenski, por gati 24 orë pas aksidentit, kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupco Papazov, vazhdon të heshtë.

Ai njoftoi një konferencë për shtyp, por më vonë ndryshoi mendje dhe u tërhoq.

Ndaj lind pyetja, pse babai i këtij qyteti nuk ka dalë ende në publik, qoftë edhe për të shprehur ngushëllime dhe shërim të shpejtë për bashkëqytetarët e tij të plagosur, apo ndoshta miqtë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More