Basaksehir shumë afër të kompletojë transferimin e brazilianit të Milanit.
Basaksehir është duke provuar transferimin e mbrojtësit të AC Milanit, Leo Duarte.
Sipas disa mediave italiane, mes tyre edhe Tuttomercatoweb dhe Calciomercato raportojnë se marrëveshja praktikisht është kompletuar, përcjellë lajmi.net.
Do të jetë huazim për gjashtë muaj, pra deri në fundin e edicionit 2020/21.