Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Poza më e shpeshtë në të cilën kurrë nuk do të duhet të ulemi

Cila pozë është më e mira, cila më e keqja për ulje – ishte tema me të cilën janë marrë hulumtimet me të intervistuarit të cilët janë ulur në tri mënyra në të cilat më së shpeshti qëndrojmë ulur

Rezultatet e hulumtimit janë goxha befasuese, transmeton Telegrafi.

“Ulu drejt”, secili e ka dëgjuar së paku një herë në jetë. Mirëpo, si duket kjo këshillë qëllimmirë shëndetit tonë i bën më shumë dëm sesa dobi.

Në të vërtetë, studimi i bërë në revistën ‘Medical News Today” ka ardhur në konkluzion që ulja vertikalisht është e dëmshme për shpinën. Kur ulemi drejtë shpinën e ngarkojmë së tepërmi, gjë që shkakton dhembje dhe probleme të tjera të shpinës.

Duke përdorur rezonancën magnetike shkencëtarët suedezë kanë studiuar se cilat janë ato poza në të cilat më së shpeshti qëndrojmë ulur dhe cilat janë më të këqija për shpinën.

Të anketuarit janë ulur në tri poza të ndryshme: të përkulur përpara mbi tavolinë, me shpinë të lakuar prej 90 gradësh dhe të relaksuar, me shpinë të përkulur nga prapa, të lakuar prej 135 gradësh.

Shkencëtarët kanë matur se në ç’masë në secilën nga këto pozita shpina u bën presion unazave të boshtit kurrizor. Kanë arritur në konkuzionin që derisa qëndrojmë ulur me shpinën drejt më së shumti u bëjmë presion unazave, derisa në pozitën me shpinë prej 135 gradësh presioni është më i vogël.

Me fjalë të tjera, pozita ulur me shpinë të drejtë është më e keqja, ndërkaq pozita ulur me shpinë të përkulur prapa është më e mira.

Postime të ngjashme

Katër ‘shenjat kryesore të hershme’ që mund të tregojnë se po përjetoni një sulm në zemër

D V

Kjo pije mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të përsëritura të zemrës me 50 për qind

D V

Shtimi i flavanoideve në pjatën tuaj mund të ulë rrezikun e rënies njohëse me 38 për qind

D V

Këto janë disa nga faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq dhe mënyrat për ta parandaluar

D V

Pse zverdhet brokoli dhe a është i sigurt për ngrënie

D V

Ngrënia e këtij ushqimi për mëngjes mund të ndihmojë në kthimin e humbjes së muskujve me kalimin e moshës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...