Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Pozicioni bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar, Sofja është e hapur për dialog

Sofje, 16 qershor – Qeveria e Bullgarisë e ka miratuar pozicionin për të marrë pjesë në takimin e Këshillit për çështje të përgjithshme që do të mbahet më 22 qershor 2021 në Luksemburg, kumtoi Ministria bullgare e Punëve të Jashtme.

Këshilli do të shkëmbejë mendime mbi politikën e zgjerimit të BE-së dhe procesin e stabilizimit dhe asociimit dhe do ta përgatisë takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit Evropian më 24-25 qershor 2021, i cili do të përfshijë, siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, temat KOVID – 19, rimëkëmbja ekonomike, aspektet e jashtme të migrimit, marrëdhëniet KE-Rusi, zhvillimet aktuale në Mesdheun Lindor dhe marrëdhëniet BE-Turqi, përcjell PRESSonline.mk

Në lidhje me Maqedoninë e Veriut, siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, në pjesën për politikën e zgjerimit të BE-së dhe perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut në pozicionin e miratuar nga Qeveria bullgare, thuhet se vendi i përmbahet Deklaratës së kuvendit të Bullgarisë nga 10 tetori 2019 dhe pozicioni kornizë për perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, miratuar më 9 tetor 2019.

Pozicioni i Bullgarisë në lidhje me kornizën negociuese dhe mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me Republikën e Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar. Korniza negociuese për pranimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE duhet t’I përmbajë garancitë e nevojshme në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së vitit 2017, të cilat aktualisht nuk ekzistojnë. Në qëndrimin e MPJ-së bullgare, gjithashtu theksohet se kushtet për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare nuk janë përmbushur.

Si përfundim, MPJ-ja bullgare thekson se, në të njëjtën kohë, Bullgaria mbetet e hapur për dialog dhe po ndërmerr hapa për të krijuar besim dhe për t’u kthyer në dialogun pragmatik dhe konstruktiv.

Postime të ngjashme

Prof.Dr.Neset Izairi dhe Prof.Dr.Muhamet Shehabi prodhojnë produktin shëndetësorë -ujin koloidal të argjendit

R Zh

54 raste të reja, 28 të shëruar dhe një i vdekur nga KOVID-19

R Zh

Mickoski: Ilindeni është ndjenjë e veçantë për secilin maqedonas

R Zh

Xhaferi uron Ilindenin: Kemi një shtet të përbashkët dhe jemi përgjegjës ta ruajmë

R Zh

Dimitrov: Trashëgimi e ilindenasve dhe e delegatëve tanë të KAÇKM-së janë bashkëjetesa, barazia, shtetësia, drejtësia dhe liria

R Zh

Ganiu uron ditën e kryengritjes dhe Republikës së Krushevës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...