Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Pozitiv me Covid, u shtrua një ditë më parë tek Infektivi, ndërron jetë biznesmeni nga Elbasani

Në tërë Qarkun e Elbasanit janë shtuar së tepërmi rastet pozitive me Covid, sidoemos gjatë muaji gusht.

Mësohet se një tjetër biznesmen ka humbur jetën nga koronavirusi.

Ai ka qenë i infektuar prej ditësh por pas komplikacioneve ishte shtruar te spitali Covid-1, ku edhe ndërroi jetë.

Bëhet fjalë për një biznesmen 62 vjeç nga Elbasani, identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur për mediat.

Ai mësohet të jetë edhe pronar i një prej restoranteve më të njohura në Elbasan.

Raportohet se një ditë para vdekjes, ai ishte shtruar tek spitali Covid-1 në Tiranë.

Pritet që vdekja e tij të konfirmohet sot nga njoftimi zyrtar i ministrisë së Shëdetësisë.

Nga ana tjetër edhe numri i atyre që kryejnë testin është rritur, por ndërkaq dyshohet se ka edhe të tjerë që kanë simptoma por që neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes.

Situata është përkeqësuar edhe për shkak të neglizhencës që po tregohet nga ana e qytetarëve në respektimin e rregullave anti Covid. Gjatë kësaj fillim jave rastet e reja me Covid pozitiv janë shtuar ne disa pavione të Qendrës Spitalore por edhe në institucione.

Postime të ngjashme

Edi Rama: Partia Socialiste merr 74-78 mandate

N E

Edi Rama prezenton masterplanit e portit të Durrësit

N E

Monika Kryemadhi: Emigrantët po kthehen të votojnë për ndryshim

N E

Trupat dhe tanket amerikane zbarkojnë në Shqipëri

N E

Basha: Rama e ka kuptuar se shumica dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim!

N E

ish-ambasadori Islam Lauka: Shqiptarët nuk kanë fuqi për tu bashkuar

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...