Agjencia Zhurnal.mk.

PP përmes Komisionit për Ndjekjen e Parregullsive Eventuale i monitoron ngjarjet në lidhje me procesin zgjedhor

Shkup, 16 tetor – Prokuroria Publike informoi se në vazhdimësi i ndjek ngjarjet në lidhje me procesin zgjedhor përmes formimit të Komisionit të përkohshëm për Ndjekjen e Parregullsive Eventuale në lidhje me kryerjet e veprave penale nga Kapitulli 16 i Kodit Penal – “vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimit”, si dhe vepra të tjera penale të cilat ishin kryer gjatë organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve lokale.

“Prokurorët publikë gradualisht veprojnë në luftën kundër veprave penale në lidhje me procesin zgjedhor dhe votimin, duke dhënë kontribut drejtë çrrënjosjes dhe parandalimit”, theksohet në kumtesën e sotme të PP-së.

Prokuroria informoi edhe se gjatë ditës së nesërme zgjedhore do të vendosen kujdestari plotësuese në prokuroritë publike.

“Në procesin e raportimit të ndërsjellë të koordinuar, Komisioni do ta ndjekë procesin e votimit. Urgjentisht dhe me prioritet prokuroritë do të vazhdojnë të veprojnë për indikacione për vepra të kryera penale në lidhje me zgjedhjet. Raportimit e marra menjëherë do të dërgohen te prokuroritë adekuate themelore publike, në drejtim të kontrollit të urdhrave dhe miratimit të vendimeve për veprim të mëtutjeshëm”, shtohet në kumtesë.

Prokuroria Publike njëherësh përkujton se në funksion të adresës së vjetër elektronike izbori@jorm.mk,  ku secili i cili vlerëson se në ndonjë veprim ka indikacione për veprën e kryer penale në lidhje me procesin e zgjedhjeve mund të dorëzojë parashtresë në Komisionin për Ndjekjen e Parregullsive Zgjedhore.

Related posts

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

Redaksia

Petrova: Fatmir Besimi në mënyrë të paligjshme ka nënshkruar pëlqime për 3000 punësime në institucionet shtetërore

Redaksia

Kolla e keqe, 46 raste të reja për një javë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky