Pr/Buxheti 2025, Blushi: Tërësisht antisocial, thellon varfërinë

nga D V

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, gjatë konference për mediat, theskon se Pr/buxheti 2025 është antisocial.

Sipas tij, Kosova edhe pse me buxhet me 2.3 herë më të vogël, rrit pensionet 20% dhe pagat me 110 euro.

“Nëpërmjet këtij buxheti tërësisht antisocial, që thellon varfërinë dhe nxit shpopullimin dhe në anën tjetër shton korrupsionin skizofrenik, që ka zhvatur plot 8.2 miliard euro nga taksat, nga gjaku, mundi, djersa dhe sakrificat e shqiptarëve dhe bizneseve të ndershme, të pensionistëve dhe të familjeve në nevojë, Qeveria nuk parashikon t’ua kthejë me shërbime dinjitoze, me paga dhe pensione më të larta”, tha Blushi.

Sipas tij, “buxheti është instrument, për të garantuar rritjen e mirëqenies dhe për ta bërë më të mirë jetesën e shqiptarëve, të sigurtë, që garanton një sipërmarrje dhe zhvillim ekonomik më të fortë dhe më konkurrues. Por kur shohim këtë buxhet, nuk është një tjetër veçse një buxhet llokmash për oligarkët, dhe as thërrime nuk ngelin për qytetarët.”

“Buxheti vjetor i Shqipërisë 8.2 miliard euro është 2.3 herë më i lartë se sa buxheti i Kosovës, 3.6 miliard euro. Por në Shqipëri, ndihma ekonomike, pagat dhe pensionet janë shumë herë më të ulëta se sa në Kosovë, sepse paratë e shqiptarëve shpërdorohen nga korrupsioni i shfrenuar qeveritar.

Në buxhetin e vitit të ardhshëm, Qeveria e Kosovës ka përcaktuar fondin prej 916.5 milionë euro për pagat, duke përfshirë një rritje prej 55 euro për çdo punonjës të sektorit publik nga janari, ndërsa 110 euro nga korriku. Ndërkohë Edi Rama në buxhetin e vitit 2025 ka parashikuar 0 fonde për indeksim të pagave nga rritja e çmimeve”, tha Blushi.

“100 milionë euro shtesë do të ndahen nga Qeveria e Kosovës për të mbuluar rritjen e pensioneve prej 20% që është miratuar tashmë. Ndërkohë në Qeveria e Edi Rama në buxhetin e vitit 2025 parashikon rreth 170 lekë mbështetje në muaj për çdo pensionist:, thekson Blushi.

Në fund, Blushi theksoi se “buxheti i vitit 2025 mbetet buxheti me antisocial që do të miratohet nga kjo mazhorancë sepse ndërsa nuk ka fonde për rritje të pagave dhe rritjen e pensioneve, nuk ka fonde shtesë për rritjen e ndihmës ekonomike, por përkundrazi ka ulje të tyre, si dhe ka ulje të fondeve për përkujdesje sociale, por ka rritje marramendëse të shpenzimeve të shërbimit të borxhit, të investimeve publike, të investimeve të PPP me mbështetje buxhetore, të projekteve të tjera PPP, si dhe rritje te shpenzimeve administrative të luksit”, nënvizon Blushi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More