Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Praktika japoneze për rezultate më të mira afariste

Shkup, 9 prill – Zhurnal.mk – Agjencia për mbështetje të sipërmarrësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (AMSRMV) shpalli Thirrje të re publike për zbatimin e shërbimeve të standardizuara të mentorimit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Thirrja është e hapur deri më 29 prill të vitit 2021, ndërsa të drejtë për të marrë pjesë kanë dërmarrjet e vogla dhe të mesme të regjistruara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me kapital kryesisht vendor dhe të dhëna publike të vendosura (tatime dhe kontribute), të cilat nuk kryejnë veprimtari afariste në kuadër të industrisë ushtarake dhe nuk organizojnë lojëra të fatit/lotari.

Shërbimi i mentorimit është falas dhe realizohet sipas Metodologjisë së zhvilluar nga AMSRMV-ja në bashkëpunim me Agjencinë japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar (JICA) dhe synon të sigurojë mbështetje gjithëpërfshirëse për zhvillim pa penguar dhe rezultate më të mira afariste të subjekteve ekonomike në Maqedoninë e Veriut.

Afaristët e interesuar, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, do të kenë në dispozicion një person ekspert – mentor, i cili do të punojë drejtpërdrejt me pronarin / menaxhimin e ndërmarrjes shfrytëzues për disa orë. Përdoruesi dhe mentori I studiojnë aktivitetet vijuese, shkaqet për problemet aktuale ose pengesat për zhvillimin e mëtejshëm, potencialet kryesore për rritje në bazë të të cilës përgatitet plani i veprimit ose plani për zhvillim.

Aplikimet me të gjitha format dhe dokumentacionin shoqërues dorëzohen personalisht ose me postë të regjistruar tek kompetentët në Qendrat rajonale në Shkup, Manastir, Kumanovë, Tetovë, Veles, Strumicë dhe Ohër me shënimin: “Kërkesë për thirrje publike për shërbime mentorimi në vitin 2020”.

Formularët për aplikim dhe adresat e qendrave rajonale janë në dispozicion në ueb faqen e AMSRMV: http://www.apprm.gov.mk/Javen_Povik-Mentorstvo dhe https://www.facebook.com/mentoringmacedonia/

Për informacione më të hollësishme, të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë në qendrat rajonale ose në AMSRMV përmes postës elektronike, [email protected]

Postime të ngjashme

79% e qytetarëve mbështesin anëtarësimin në BE

Zekirija Haxhiu

Zhurnal mëson: Në BDI nuk duan miratimin e ligjit për shtetësi para zgjedhjeve lokale

Bekim Laçi

Fotovoltaikët në Osllomej sjellin 100 punësime të reja

Zekirija Haxhiu

Zaev: Në Bullgari do të bisedojmë për propozimin portugez e jo për identitetin

Zekirija Haxhiu

Rasti “Alfa”, mbrojtja kërkon përsëritjen e procedurës

Zekirija Haxhiu

UEJL i dyti në Maqedoninë e Veriut dhe i pari në trojet shqiptare sipas QS World University Rankings

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...