Pranga 35 vjeçarit, pajisi me pasaporta false spanjolle, çiftin dhe dy fëmijët e tyre

Një 35 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht të akuzuar për falsifikim dokumentesh.

Në kuadër të operacionit “Last Trip”, është arrestuar N. M., 35 vjeç i cili ka pajisur me pasaporta false spanjolle një çift dhe dy fëmijët e tyre.

Shtetasi N.M në bashkëpunim dhe me shtetas të tjerë(punohet për identifikimin e tyre)kundrejt shumës rreth 25.000 Euro dyshohet se ka pajisur me pasaporta të falsifikuara spanjolle shtetasit K. M dhe S. A, dhe dy fëmijet e tyre të mitur me qëllim udhëtimin e tyre drejt Gjermanisë.

Gjithashtu në kuadër të operacionit janë sekuestruar 4 pashaporta të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale e falsifikimit të dokumentave dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni “Last Trip” i finalizuar nga Policia Kufitare Rinas dhe Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Vihet në pranga një shtetas dhe procedohen 2 të tjerë.

Sekuestrohen 4 pashaporta të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale e falsifikimit të dokumentave dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, si rezultat i shkëmbimit në kohë të informacionit, sherbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve në DVP Tiranë, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar “Last Trip”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

N.M., 35 vjeç. Si dhe u proceduan shtetasit K. M., 41 vjeç dhe S. A., 31 vjeçe.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi N.M në bashkëpunim dhe me shtetas të tjerë(punohet për identifikimin e tyre)kundrejt shumës rreth 25.000 Euro dyshohet se ka pajisur me pasaporta të falsifikuara spanjolle shtetasit K. M dhe S. A, dhe dy fëmijet e tyre të mitur me qëllim udhëtimin e tyre drejt Gjermanisë.

Shtetasit K. M dhe S. A, kanë tentuar dy herë të kalojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit por si rezultat i forcimit të masave të kontrollit në këtë aeroport nuk kanë mundur dot të largohen.

Materialet proceduriale do ti kalojne Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshem të kufirit”, dhe “Falsifikimit të leternjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

Related posts

BE rrëzon Bashën, përshëndet raportin e OSBE për 25 prillin: Zgjedhjet ishin të organizuara mirë, palët dialog për rekomandimet

D V

Mira Rakacolli: Rritja e infektive shqetësuese

N E

Nga Byroja te komisionet parlamentare, ja vendimet që pritet të marrë sot Kuvendi në seancë plenare

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More