Pranim-dorëzim i donacionit japonez për mbështetje të Operës dhe baletit kombëtar

Shkup, 20 shtator – Në hollin e Operës dhe baleti kombëtar sot në mesditë do të realizohet pranim –dorëzimi i donacionit të grantit të qeverisë së Japonisë për mbështetje të kulturës – Projekt për përmirësimin e instrumenteve muzikorë, pajisjeve zanore dhe ndriçimit për Operën dhe baletin kombëtar.

 

Donacioni realizohet në bashkëpunim me Organizatën japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar në kuadër të programit për grante kulturore.

Koordinimi dhe dërgesa e këtij donacioni si ndihmë e huaj u zbatua përmes Sekretariatit për çështje evropiane, së bashku me Ambasadën e Japonisë në Maqedoninë e Veriut dhe Ministrinë e Kulturës.

Në konferencë për shtyp me rastin e donacionit fjalim do të ketë zëvendëskryeministri për çështje evropiane Nikolla Dimitrov, si dhe koordinatori kombëtar për ndihmë të huaj, ndërsa do të marrin pjesë edhe ambasadori japonez Savada Hironori, ministrja e Kulturës Irena Stefoska, përfaqësuesi i përgjithshëm i JICA për Ballkanin – Takeipi Xhiro dhe drejtori i Operës dhe baletit kombëtar, Vaso Ristov. 

Related posts

Supermani do të jetë një biseksual në serinë e ardhshme të librit komik

D V

Ganiu nikoqir i përfaqësuesve të ansambleve pjesmarrës në “Folk Fest 2021”

Z H

Rrëfimi për njeriun që të fliste me zemër

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More