Arsimi dhe Shkenca Maqedoni

Pranohen kërkesa të reja nga shkollat për mësim me prezencë fizike

Zhurnal Ads

Shkup, 5 tetor – Zhurnal.mk – Komisioni i Qeverisë ka pranuar kërkesa të reja për mësim me prezencë fizike, veçanërisht në zona malore, informon Zhurnal.

Nga Komisioni gjithashtu faleminderojnë RTM-në për sigurimin e mësimit, si dhe drejtorët, mësuesit dhe kryetarët e komunave të cilët kanë siguruar materiale elektronike dhe të shtypura për fëmijët.

Ministrja e arsimit Milla Carovska njoftoi se në numër të vogël të shkollave ka bojkotim të mësimit. Në Dibër siç tha ajo, është tejkaluar gjendja dhe nxënësit janë mësuar me ndryshimet. Sa i përket fëmijëve deri në klasë të tretë, vetëm 2% e tyre mësojnë online përshkak përzgjedhjes së prindërve të cilët frikësohen të dërgojnë fëmijët në shkolla.

Në klasat më të larta, për mbi 620 shkolla është siguruar mësim me prezencë fizike, pjesa më e madhe janë në vendbanime rurale.

Sa i përket shkollës në Idrizovë, ajo tha se duhet të krijohen kushte ligjore dhe varet nga përgatitja e të gjitha dokumenteve të nevojshme.

Edhe Zaev shtoi se Qeveria ka diskutuar për këtë çështje dhe konfirmoi se janë të gatshëm të ndërtohet objekt për nxënësit e Idrizovës.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Ndjehet tërmet në Tetovë dhe Gostivar

Z H

LSDM: Qeveria e kryesuar nga LSDM është e përkushtuar në tejkalimin e pasojave nga kriza

Z H

Muhamed Zeqiri emërohet Sekretar i përgjithshëm i Qeverisë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...